Video/Oficeri Nuhu flet nga arratia: Në fillim më kërcënuan, sot më ofruan para

Kronike Kryesore Lajme

Në studion e emisionit “Opinion”, gazetari Basir Çollaku i ka thënë deputetit Taulant Balla se  ka çuar njerëz për t’i mbyllur gojën Emiljano Nuhut.

“E kam denoncuar dhe kallëzuar penalisht shtetasin Emiljano Nuhu. Në rast se rezulton që këtë officer qoftë edhe një herë, është përgjegjësi e imja”, ka thënë Balla.

Gazetari Blendi Fevziu i ka përballur në studio ish-nënkomisarin dhe deputetin.

Vetë Nuhu ka pranuar se nëpërmjet telefonit, Balla sot I ka çuar mesazhe me njerëz edhe miq të nënoficerit, që në emër të Ballës i kanë ofruar para për ta mbyllur gojën lidhur me këtë histori.

Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu ka denoncuar në një lidhje me telefon në emisionin “Opionin”, se i kanë ofruar para në kërkim të heshtjes, një ditë pas intervistës së tij.

“Më kanë kontaktuar përmes celularit njerëz të mi të njohur edhe më kanë ofruar para”, tha Nuhu, duke shtuar se, “më kanë thënë që kundrejt shpërblimit hap gojën sa lekë do dhe mos e përmend emrin”.

Fevziu: Kur?

Nuhu: Sot, sot.

Fevziu: Po thuaj emrat!

Nuhu: S’mund ta them emrin se janë lidhje shoqërore të miat. E pamundur që t’i nxjerr se ata jetojnë në Shqipëri, 

Ish-oficeri i policisë tha se është kërcënuar nga deputeti socialist Rrahman Rraja dhe njerëzit e tij. Takimi mes tyre ka ndodhur në një lokal në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Keni deklaruar që jeni kërcënuar nga familjarët e djalit?

Më morën në telefon nga Whatsappi, jo ato që nxori z. Hoxha. Më morën në telefon, e pranova takimin dhe i prita për arsye sigurie në një lokal në Unazën e Re. Në grupin kriminal ku bëjnë pjesë janë të inkriminuar dhe nga Policia e Shtetit. Nuk kam çuar në kontakt fizik se isha i humbur unë po të kisha reaguar fizikisht. I dëgjova me vëmendje, ata e kishin ndarë mendjen, mos vazhdo më se do të zhdukim familjen.

Sipas pretendimit të ish-oficerit, ai u kërcënua nga deputeti Rraja dhe njerëzit e tij pasi tentoi të arrestonte djalin e deputetit për akuzën e dhunimit të ish-të dashurës së tij.

Është përdorur kjo histori për të fituar azil?

Kjo nuk është e vërtetë, se nuk e kam patur kurrë në plan. Kam ardhur brenda ditës në datë 12 shtator 20018, pasi kam marr informacion që më është porositur një vrasje për të më ekzekutuar.

Nga e mësuat?

Nga rrjeti im sekret informativ. Arsyeja ishte se isha kërcënuar në zyrën time nga Xhelal Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla. Që ky informacion të mos merrej vesh donin të më ekzekutonin.

Si është e vërteta e takimit në një lokal në Tiranë?

Më morën në telefon në whatsap, por jo ato që nxori zoti Hoxha. E pranova takimin dhe për arsye sigurie e lashë në lokal.

Përse nuk e njoftove patrullën, meqë ishte kërcënim?

E njoftova më pas patrullën. Bëra njoftim institucional. Vura në dijeni prokurorin e çështjes. Shkova në komisariatin Nr. 6, sepse ajo zonë e mbulon Unazën e Re.

Deputeti i PS ka deklaruar që nuk ju ka takuar kurrë…

Jam takuar. Përse nuk dalin pamjet nga komisariati i Krujës? Stacioni i policisë ka kamera. Kanë qenë 5-6 punonjës të patrullës së përgjithshme që e kanë parë deputetin Balla të hyjë.

A keni dokumente që e vërtetojnë këtë?

Kam dokument, por në një kohë të dytë do t’ia paraqes drejtësisë. Nuk mund t’i jap në media.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *