Video-Pamjet arrestimit, Ndoka akuzohet për tjetërsim pronash në Lezhë

Kryesore Lajme Politikë

Arrestimi i ish-deputetit te PS-se, Arben Ndoka eshte bere pasditen e sotme. Ne nje fshehtesi te plote. Ai eshte derguar per ne drejtorine e Policise se Tiranes.

Ai është prangosur nga RENEA pasditen e sotme së bashku me dy persona të tjerë, ndërsa Report Tv mëson se Ndoka ka ndikuar në tjetërsimin e pronave në Lezhë.

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno thotë se bazuar te burimet nga grupi hetimor, Ndoka ka ndikuar për tjetërsimin e një prone shtetërore te ‘Rana e Hedhun’ te të afërmit e tij.

Por si është zbuluar Ndoka? Gjatë përgjimeve të një grupi kriminal ka dalë emri i Ndokës, i cili më pas është vendosur në përgjim duke zbuluar aferën dhe dërguar në arrestimin e tij nga policia pas urdhrit të prokurorisë. Ish-deputeti ishte në përgjim prej disa muajsh.

Në shtator të vitit 2015, Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit, pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit, pasi kishte një dënim në Itali.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *