Video/ Pamjet nga vendi i ngjarjes, autorët me maska, mbi Licin u derdhën 15 plumba

Kronike Kryesore Lajme Provinca

Mengjesin e sotem Shkodra edhe tronditur serish nga krimet te stilit tipik mafioz. Vrasja ndodhi ne Periferi te qytetit te Shkoder, rreth orës 07:15 minutalagjen e quajtuar Kiras, ku nje makine ka qelluar ndaj 53-vjeçarit Fatbardh Lici. Ai ka qenë duke pirë kafen e mëngjesit në një lokal në rrugën kryesore të unazës perendimore, kur është qëlluar për vdekje.

Ai ka qene duke pire kafe ne zonen afer lagjes se tij.

Te dhenat e para bejne te ditur se 15 plumba janë shkrepur në drejtim të tij nga autori që ka qenë i maskuar dhe që menjëherë më pas është larguar nga vendngjarja, duke shfrytëzuar daljet e shumta që ka unaza me rrugë të tjera dytësore të qytetit.

Nuk dihet ende nëse arma e përdorur në vrasje ka qenë pistoletë apo kallashnikov, por provat balistike do ta përcaktojnë thonë burime policore.

Pak minuta pas ngjarjes policia bëri me dije se gjeti në lagjen “Dobraç”, pothuajse ne anen tjeter te qytetit, një automjet tip Benz duke u djegur, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autori për të lëvizur në momentin e krimit.

Forcat e policisë bënë krehjen e zonës dhe ngriten disa pika kontrolli, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Disa bizneseve në zonën ku ndodhi ngjarja do tu sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa lokali ku ndodhi vrasja mësohet se nuk ka të tilla.

Megjithatë policia po ndërton skemën e ngjarjes, bazuar edhe në dëshmitë e personave që kanë qënë në zonë në momentin e vrasjes, ku disa shtetas janë shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje.

Zyrtarisht policia nuk jep asnjë të dhënë mbi pistën e hetimeve që po kryen për këtë vrasje, edhe pse nga burime të brendshme mësohet se kryesorja është ajo e hakmarrjes.

Viktima është vëllai i këshilltarit bashkiak të Shkodrës, Mustafa Licit.

Kjo eshte vrasja e dyte mafioze qe ndodh brenda nje harku te shkurter kohor ne qytetin e Shkodres. Me 15 korrik, 35-vjeçari Boran Bercama dhe bashkëjetuesja e tij u qëlluan me armë zjarri pistoletë, nga një distancë e afërt, rreth orës 1:30 pas mesnate, ndërsa trupat e pajetë janë gjetur në orën 6:40 të mëngjesit.

 

/Ora News.tv/

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *