Video/ Panik në Preshevë, avionët ushtarakë serbë kërcënojnë

Kryesore Rajon

 

Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka postuar një video ku tregohen lëvizjen e avionëve ushtarakë serbë mbi vendbanimet shqiptare në brezin kufitar me Kosovën, në Medvegje, Bujanoc dhe Preshevë. Një lëvizje e tillë e kryer në mes të ditës shihet një agresion serb ndaj popullsisë shqiptare, të ndërmarrë menjëherë pas tensionimit të situatës pas arrestimit të Marko Gjuriç për hyrje të paautorizuar në territorin e Kosovës.

Bëhet  fjalë për 4-5 aeroplan “J-22 Orao” të dhuruara ditë më parë nga Bjellorusia, njofton agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë”.

Serbia me avion luftarak ne Kufi me Kosovën tregon dhembet. Deri tash asnje reagim nga Presheva

Një “paradë” e tillë ka shqetësuar dhe ka krijuar panik te qytetarët e Luginës së Preshevës, sidomos të sëmurët nëpeer spitale dhe nënat shtatzëna,  si dhe nxënësit në shkolla ku në ato kohë zhvillojmë mësimin.

Qytetarët  e shqetësuar i kanë deklaruar agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” se “aeroplanët luftarak janë parë të fluturonin në një lartësi të ulët me token, gjë që as në kohën e luftës nuk i kemi parë kështu, mbi çatitë e shtëpive. Por,  shyqyr Zotin që s’kemi këtu godina disakatëshe se kishte mundur t’i rrezonte aq afër sa fluturonin ata…drejt kufirit me Kosovë”.

Kryetari i Bashkisë së Preshevës, Shqiprim Arifi, sapo ka reaguar pas lajmit tek agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke thënë se aeroplanët serbë fluturuan në hapësirën ajrore në “kufirin midis Kosovës dhe Serbisë”.

Do shtuar se Serbia po vazhdon të armatoset dhe të modernizojë aviacionin e saj, duke përfshirë edhe aeroplan modern nga Rusia dhe Bjellorusia. Javën e kaluar nga Bjellorusia janë porositur 15 aeroplan të tipit MIG-29, të cilët janë duke u përpunuar me teknologjinë e re të sistemit të radarëve dhe atë të armatimit. Po ashtu nga Bjellorusia , Serbia ka blerë dy sisteme raketore mobile të cilat mund të ndahen në 16 vende të ndryshme.

Ndërsa e gjithë ky presion ndodhi në momentin ku Zoran Stankoviç, shef për jugun në qeveri, po zhvillohen një takim me të zgjedhurit lokal të Luginës së Preshevës. Ai tha se Serbia i konsideron qytetarë të saj dhe vetëm veprimet e trajtimet ligjore janë të pranueshme dhe kjo nuk guxon të ndryshojë.

Video mund te ndiqet edhe ne kete linkun https://www.facebook.com/PreshevaeJona/videos/2116450061934604/

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *