Video/ Panik te Arabia Saudite, kapet flakë motori i avionit gjatë fluturimit

Botë Kampionati Boteror Sport

Skuadra e Arabisë Saudite pa përjetuar momente paniku gjatë udhëtimit të tyre nga Moska për në Rostov për ndeshjen e dytë të Botërorit, atë ndaj Uruguajit.

Një prej motorëve të avioni ndali së funksionuari pas një defekti dhe menjëherë frika mbërtheu bordin e avionit ku ishin të pranishëm lojtarët.

Megjithatë, pilotët arritën të bënin ulje të sigurt dhe askush nuk mbeti i lënduar nga ky udhëtim.

Të mërkurën, Arabia Saudite do të zbresë sërish në fushën e lojës, këtë herë ndaj Uruguajit, ndërsa në takimin e parë u mund 5-0 nga Rusia pritëse e Botërorit.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *