VIDEO/ Pesë gola dhe tension, Barcelonës i anulohen 2 gola, Atletiko në final me Real

Botë Kryesore Slider kryesore Sport

Gjysmefinalja e Kupes se Mbretit ne Spanje qe u zhvillua ne Katar ndermjet Barcelones dhe Atletiko Madrid ishte vertet e nje ndeshje e cmendur. Ne kete ndeshje te madhe surprizat dhe golat nuk munguan. Pas Realit të Madridit që kaloi 3-1 Valencian për të prekur finalen, një tjetër skuadër nga kryeqyteti i Spanjës ka kaluar në takimin e fundit të Superkupës. Bëhet fjalë për Atletico Madrid, që mposhti në mënyrë spektakolare, Barcelonën. Mes tensionit dhe spektaklit, ky takim prodhoi 5 gola, të gjithë në pjesën e dytë.

3-2 ishte rezultati i takimit të luajtur në “King Abdullah Sports City” në Jeddah, me Atletico Madrid që gjeti forcën për të reaguar dhe për të kaluar më tej. Pasi kaloi në avantazh me anë të Koke, Messi dhe Griezmann krijuan idenë e një kualifikimi të kalatanasve. Por ndodh menjehere permbysja dhe e pabesueshmja.

Morata me penallti dhe Correa nuk e kishin thënë fjalën e tyre, ku me golat e tyre përmbysën gjithçka në favor të Atletico, që të dielën përballet me Realin në finalen e Superkupës së Spanjës.

Dy gola iu anuluan Barces ne kete takim, Messit dhe Griezman. Keto vendime te arbitrit erdhen pas u konstatua ne sistemin VAR. Keshtu Barcelona iken nga kompeticion dhe tashme posti i trajnerit Valeverde eshte tejet i rrezikuar.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *