VIDEO/ Policia e Tiranës “kap” shoferët me agjentë civilë! Vendosen qindra gjoba

Kronike Kryesore Lajme

Policia ben kerdine ne Tirane, duke marre masa ndeshkimore ndaj shofereve qe nuk respektojne ligjin gjate udhetimeve me makine. Ne nje njoftim per shtyp Policia e Shtetit ka bere te ditur masat ndeshkimore e marra vetem brenda 24 oreve ne Tirane.

Ne deklaraten per shtyp behet e ditur se “Nisur nga ngjarjet e fundit rrugore me pasoja si dhe me qëllim aplikimin e kontrolleve policore sa më efikase për parandalimin e ngjarjeve rrugore, Policia Rrugore e Tiranës, organizoi disa pika kontrolli lëvizëse në të gjithë territorin e kryeqytetit, me agjent verifikues me veshje civile të cilët vëzhguan dhe rregjistruan në orë të ndryshme gjatë ditës, por edhe në orët e vona të natës, disa nga rrugët me rrezik të shtuar për aksidente rrugore duke monitoruar, sjelljen e drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve në rrugë, në raport me normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar”.

Nga kontrollet e ushtruara u konstatuan dhe u ndëshkuan:

95 drejtues mjetesh për përdorim celulari duke komunikuar dhe ajo që është më e rrezikshme duke shkruar📲gjatë drejtimit të mjetit.

78 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

35 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

8 drejtues mjetesh u është pezulluar leja e drejtimit për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

15 drejtues mjetesh për gara me shpejtësi kryesisht në zonën e unazës së madhe.

120 mjete të ndaluara administrativisht pasi rezultonin debitor si dhe u vendosën 790 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu përgjatë 24 orëve të fundit në funksion të këtyre kontrolleve janë arrestuar në kushtet e flagrancës 14 drejtues mjetesh, nga të cilët :

• 3 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave qarkullimit rrugor.

• 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

• 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.

• 1 drejtues mjeti për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, mos harro👮 po të 👁 👁

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2239759606310398/?t=0

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *