Video/ Pronari i koncesionarit, Doçi: Unë realizova dokumentacionin, Toyotat erdhën nga Belgjika

Kronike Kryesore Lajme

Ilir Doçi, i cili ka një koncesionar automjetesh të përdorura në Gjermani, ka pohuar se ka qenë ai personi që realizoi dokumentacionin doganor për makinat ku u gjetën 3.4 milionë Euro.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Ilir Doçi tha se automjetet, kryesisht Toyota, ishin blerë në Belgjikë dhe kishin hyrë në Gjermani.

Pikërisht në këtë shtet u bë dokumentacioni doganor nga ana e Ilir Doçi, servisi i të cilit ka tagrin për të bërë dokumente të tilla.

Koncesionari shqiptar në Gjermani pohoi gjithashtu se me dy kushërinjtë Vladi, të cilët dyshohet se janë porositësit e makinave, nuk ka njohje dhe as ka komunikuar ndonjëherë. Ilir Doçi shtoi gjithashtu se automjetet që ishin blerë në Belgjikë, ishin në gjendje të mjerueshme.

Doçi: Unë jetoj në Gjermani që nga viti 1992, kam një biznes që nga viti 2007 që shes makina të përdorura dhe një pikë servisi për tregun gjerman.

Fevziu: Makinat janë blerë në servisin tuaj?

Doçi: Jo makinat që janë nisur drejt Shqipërisë, nuk janë blerë në servisin tim. Unë kam mbyllur dhe kam kryer të gjithë procedurën doganore, të gjithë makinave të ngarkuara prej 8 copë. Të gjitha makinat që janë kapur në Portin e Durrësit, kanë ardhur të ngarkuara nga Belgjika.

Fevziu: Përse erdhën në Gjermani?

Doçi: Unë si koncesionar i shitjeve të makinave në Gjermani kam të drejtën të bëj deklaratën doganore të gjithë makinave që hynë në Shqipëri. Një makinë që të transportohet nga Gjermania dhe të shkojë në Shqipëri, duhet patjetër të plotësojë dy kushte: 1 kontratë shitblerje dhe deklaratën doganore që duhet të shoqërojnë automjetin nga vendi ku niset deri në Portin e Durrësit. Nëse këto dy letra nuk e shoqërojnë automjetin, automjeti nuk ngarkohet në portet italiane.

Fevziu: Kontrata e shitblerjes është bërë në Belgjikë?

Doçi: Kontrata e shitblerjes është bërë tek pika e koncensionarit të shitjes së makinave të mia. Unë kam ndihmuar shoferin, bashkë me djalin e pronarit për të gjithë dokumentacionin. Ata erdhën me makina të blera nga Belgjika, ndërsa unë u bëra veçse dokumentet.

Pyetjet:

Klodiana Lala: A ka pasur raste të tjera që këta persona kanë blerë në koncensionarin tuaj.

Ilir Doçi: Po kanë blerë makina, unë i kam të gjitha të dokumentuara.

Klodiana Lala: A keni njohje me këta persona?

Ilir Doçi: Unë nuk i njoh personat me mbiemrin Vladi dhe nuk kam kontaktuar asnjëherë.

Preç Zogaj: Në momentin që bëhet plotësimi i dokumenteve, ju i prekni makinat?

Ilir DoçiJo, nuk e realizojmë.

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *