VIDEO/ Putin qeras Erdoganin me akullore para paradës së avionëve ushtarak

Botë Kryesore Rrotull Slider kryesore

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka qerasur me një akullore homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan, pasi të dy udhëheqësit morën pjesë në shfaqjen ajrore Maks.

“Do paguash edhe ti për mua?” – pyeti Erdogan.

“Patjetër. Je i ftuari im” – iu përgjigj Putin që ka nxjerrë edhe paratë.

Mbi 800 biznese nga vendet të ndryshme po marrin pjesë në ngjarjen MAKS-2019, për të cilën Rusia shpreson se do të rrisë shitjet e avionëve të prodhuar rusë.

Presidenti Vladimir Putin tregoi avionin e ri luftarak të Rusisë Su-57. Të martën, Turqia pranoi pjesën e dytë të dërgesës së pajisjeve të sistemit mbrojtjes raketor të Rusisë.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *