Video / Rama i la dorën ngrehur, Basha i buzëqeshi. Shihni si i priti Frangaj dy politikanët

Kryesore Politikë

Të enjten në mbrëmje në emisioni ‘Opinion’ ishte i ftuar kreu i PD-së Lulzim Basha. Basha dha një intervistë për rreth dy orë përballë gazetarit Blendi Fevziu.

Në videot më poshtë janë regjistruar momentet e ardhjes së Bashës në TVKlan.

Ai është pritur në hyrje të televizionit nga Drejtori i Përgjithshëm i TVKlan Aleksandër Frangaj dhe stafi i emisionit ‘Opinion’.

Pasi janë përshëndetur, të gjithë janë drejtuar për në dhomën e grimit e pas grimit në studion e emisionit.

Shikoni më poshtë se çfarë ndodhi pas kamerave këtë mbrëmje në ‘Opinion’.

l

 

 

Por të mërkurën, në ‘Opinion’ ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili u prit gjithashtu në hyrje nga Drejtori i Përgjithshëm i TVKlan Aleksandër Frangaj.

Ndërkohë një detaj mjaft i sikletshëm vihet re në një video të publikuar po nga televizioni ku Rama refuzon t’i japë dorën pronarit të medias.

Teksa ky i fundit tenton ta takojë, kryeministri i shmanget duke zgjedhur t’i lerë dorën ngritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *