Video/ Rama i përgjigjet Bashës për viktimat e Covid: Fotot nga morgu janë ç’njerëzore. Si fle gjumë pasi nxjerr makabritete të tilla? Gjyqi yt do të jetë me…

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj publikisht kryedemokratit Basha për akuzat e ditëve të fundit se qeveria ka fshehur numrin e viktiameve të Covid.

Ndërsa mohoi çdo gjë, Rama e cilësoi ç’njerëzore këtë deklaratë si dhe dënoi rëndë publikimin në disa media të fotove të viktimave Covid nga morgu.

Ato Rama i cilësoi montazhe dhe akuzoi opozitën se ka kaluar çdo limit të demokracisë.

“Kam përgjegjësinë e jashtëzakonshme të jem në krye të vendit, në kohën e një sprove të jashtëzakonshme, që është e përbotshme prej 9 muajsh e po sfidon të gjitha shtetet, për shkencën, mjekësinë, politikën, qeverisjen, mediat sigurisht. Është sprovë për karakterin e kombeve. Këtë sprovë ne shqiptarët, ashtu si edhe tërmetin nuk e kemi zgjedhur. Askush nuk mund të fajësohet nëse vendi goditet nga një tërmet apo pandemi. Por mënyra e reagimit, po. Virusi godet nga pak, pasojat na sprovojnë përditë. Në të dyja rastet del në pah karakteri ynë. Jam krenar për se si ne, si popull kemi reaguar për të dyja rastet, e që njerëzit janë bashkuar qoftë për të ndihmuar të varfrit gjatë tërmetit, qoftë për të zbatuar masat e pandemisë.

 

 

Jam i keq ardhur që kjo dalje ime sot u provokua nga krejt e kundërta e virtyteve të shqiptarëve, teksa shumica e këtij populli bën më të mirën e vetë, një pakicë e zhurmshme rri mënjanë shan, akuzon e gjuan me gurë.

Nuk jam këtu për tu ankuar për baltën dhe pështymat që marr përditë nga pakica, se mua përsonalisht të sharat më bëjnë më të fortë, më japin energji të udhëheq betejat në çdo fushë!

Por, ka ndryshim të madh si dita e nata mes kritikave dhe sharjeve e fyerje. Këto të fundit më ndezin shumëkush e quan arrogancë, ndoshta, por do ta quaj pasion të madh për punën që më është besuar dhe Shqipërinë që dua për të gjithë fëmijët tanë.

Që të kemi opinion ndryshe kjo është demokraci, por të shash e të shpifësh nuk është lulzim demokracie. Ne nuk mund të ndahemi me numrin e të vdekurve, të bëjmë politikë me inskenime fotosh nga morgu i spitaleve. Kjo nuk është njerëzore, nuk mundet që deri tek Presidenti e opozita të kenë komitete alternative.

Rama garanton se Prokurorinë s’do e pengojë kush që të hetojë për akuzën që ngre opozita, por nga ana tjetër ai thotë se këtë përshkallëzim ekstrem të luftës për pushtet nga opozita duhet ta mbajë shënim si Gjykatësi superim i popullit shqiptar apo çdo shqiptar vetë dhe mos e harrojë kurrë.

Ai thekson se ky është një akt përçarës mes shqiptarëve e mjekëve që mund të sjellë edhe dhunë. ”Do thirret Prokuroria, edhe për të vdekurit në spital. Duke krijuar një trysni kaq të tepërt, për mjekët që kanë nevojë për inkurajim, mbështetje, falenderim.
Hyn në sferën e përbuzjes për çnjerëzoren.
Jemi të detyruar të mësohemi me kriminalizimin e mjekëve tanë kur ata i dolën zot shqipërisë në momentin më të vështirë.
Prokuroria e di vetë detyrën e saj, të përfshihet në këtë marrëzi kriminale, askush nuk do e pengojë. Ky përshkallëzim në luftën për pushtet, duhet mbajtur shënim nga Gjykatësi suprem i popullit shqiptar, si lëndimi për ne si popull e shqiptar. Virusi nuk na ndan. Kjo nuk duhet harruar nga askush, asnjë shqiptar që mendon me kokën e tij si një akt përçarje mes nesh shqiptarëve, në luftën kundër këtij armiku. Si një akt që nxit urrjetje ndaj mjekëve tanë. Mund të nxitë edhe dhunë ndaj mjekëve, si akt turpërues. ”- tha Rama.

 

 

 

Pjese nga deklarata

“Këtë sprovë ashtu si edhe përballimi me pasojat e rënda ne shqiptarët nuk e kemi zgjedhur, por jemi të sfiduar ta përballojmë me forcën e karakterin. Mënyra e reagimit tregon se kush jemi, si njerëz, si qytetarë, tërmeti godet fortë në një kohë të shkurtër dhe më pas pasoja e rimëkëmbjes, ndërsa virusi godet nga pak dhe pasoja sfidojnë përditë rezistencën tonë. Në të dyja rastet del në pah karakteri ynë, si popull dhe familjarë.

Jam krenar si kemi reaguar dhe se si njerëzit janë bashkuar, qoftë që janë bashkuar në muajt e tërmetit dhe të sakrificës së njerëzve. Krenar se si forcat e shtetit janë vënë në dispozicion të njerëzve në nevojë, Urgjenca, FA, deri te forca e sistemit shëndetësor, që nga bluzat e bardha te çdo ekspert dhe strukturë dhe deri te çdo mjek familjeje pa harruar edhe ministrinë e shëndetësisë. Jam shumë i keqardhur që kjo dalje u provokua nga krejt e kundërta e karakterit të fortë dhe virtyteteve.

Teksa shumica e popullit bën më të mirën e vetë, një pjesë tjetër një pakicë e zhurmshme qëndron mënjanë, bën sehir, shan e akuzon, godet me gurë ata që qëndrojnë pa gjumë për të shpëtuar jetë njerëzish. Nuk jam këtu për t’u ankuar për baltën apo pështymat nga pakica se mua të sharat e panumërta besojini ose jo më bëjnë më të fortë dhe më japin më shumë energji për të udhëhequr betejat tona. Ka një ndryshim mes kritikave, sharjeve dhe shpifje, këto të fundit  më ndezin gjakun. Shumë kush e quan arrogancë sjelljen time, por ndoshta duhet ta shohin si pjesë e pasionit të madh që më mban në këtë detyrë.

Shumëkush ma quan arrogancë, por ndoshta duhet ta shohin si shprehje të pasonit të madh që më mban në këtë detyrë pa pushim dhe pa orar, pasionit të madh për punën që më është besuar dhe Shqipërinë që dua për të gjithë fëmijët tanë. Ne kemi opinione të ndryshme për  ngjarjet dhe kjo është demokraci, por të shash dhe shpifës nuk është demokraci. N

e nuk mund të ndahemi politikisht edhe për numrin e të vdekurve dhe të bëjmë inskenime fotografike deri tek morgu i Spitalit. Në një luftë si kjo sprovohet jo vetëm qeveria por edhe morgu, por nuk mundet që opozita dhe presidenti të krijojnë komitetet e tyre alternative, ku njëri prej tyre thotë që qeveria ti blejë maskat qytetarëve dhe komiteti tjetër thotë virusi nuk ekziston. Në një luftë si kjo ne mund të ndahemi për rrugën se si duhet të mbështetet  ekonomia, kjo madje do të ishte e shëndetshme, por nuk mund të jemi rasti unikal në Europë, ku opozita dhe presidenti bëjnë aleancë me COVID-in për të rrëzuar qeverinë dhe ushqyer frikën në jetën e përditshme të shqiptarëve dhe shpërndajnë inskenime të fotove nga morgu.

Kjo nuk është as demokratike dhe as njerëzore, ku në kulimin e pandemisë ku vala e dytë po trondit botën të bësh politikë me numrin e të vdekurve. Të dalësh e të thuash që qeveria po fsheh numrin e të vdekur, do të thotë të dalësh mbi demokratike dhe madje është brutale edhe në luftën për pushtet, kjo është çnjerëzore, si mund të ngacmohet deri në këtë pikë psikika e një populli dhe të cenohet integriteti njerëzor dhe profesional ku një armatë e tërë mjekësh prej 9 ,muajsh  kanë harrura fëmijët dhe familjet e tyre për t’ju përkushtuar familjeve të secilit prej nesh.

Akuza për fshehjen e vdekje dobësi e frikshme e karakterit të kësaj opozite, kulmimi i një seri rastesh të përsërita, që kjo opozitë ngre akuza të shoqëruar me thirrje për Prokurorinë, por që do të thirrej edhe për të vdekurit në spital duke krijuar një trysni kaq të tepërt për mjekët që sot kanë nevojë për mbështetje, kjo e tejkalon nivelin e neverisë për politikën e këtij lloji. Nëse në kriminalizimin e çdo pune po reformë, apo jemi të detyrua5r të mësohemi me pahir, kriminalizimi i mjekëve tanë është i patorelueshëm.

Prokuroria e di vetë punën, nëse do e shohë të arsye që të përfshihet në këtë marrëzi politike, askush nuk do e pengojë, duhet mbajtur shënim nga një gjykatësoi një lëndim i patolerueshëm i karakterit tonë si popull, virusi nuk na ndan dhe ky episod i luftës së shëmtuar për pushtet nuk duhet harruar nga asnjë shqiptar si një akt përçarjeje mes nesh, në luftën kundër këtij armiku të padukshëm, që nxit urrejtjen ndaj mjekëve tanë, që mund të nxisë edhe dhunën në rast se një familjarë mund të humbasë të afërmin e tij. Ne do ta fitojmë këtë luftë sidoqoftë, me besim të palëkundur dhe me durimin më të madh. Zbatoni rregullat, kufizoni lëvizjet, kontribuoni që të shmangim një mbyllje tjetër dhe as mos dyshoni në shifrat zyrtare dhe as mos bini pre e frikës nga asaj opozite që ju duan mish për luftën e tyre për pushtet. Do ta kalojmë këtë dimër të vështirë”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/379139130082354/

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *