Video / Rama merr me vete kushëririn e Ilir Metës në takimin me kryeministrin kinez

Kryesore Politikë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një takim me kryeministrin e Kinës Li Keqiang në takimin bilateral në kuadrin e Nismës 16+1, ku diskutuam për programin e bashkëpunimit dhe projektet konkrete në bujqësi, turizëm, infrastrukturë ujore e portuale dhe kulturë.

Edhe pse në media nuk u pasqyrua, Gjurma.al raporton se me kryeministrin i pranishëm në këtë takim të rëndësishëm ishte edhe  Dorian Duçka, kushëriri i Ilir Metës.

Më konkretisht, Duçka është djali i tezes së Ilir Metës. Ai ka mbajtur në qeverinë “Rama 1” detyrën e lartë të zëvendësministrit të Energjisë dhe Industrisë, por që në vitin 2015 do të jepte dorëheqjen duke filluar angazhimin në një kompani të madhe ndërkombëtare.

Dorian Duçka është një prej anëtarëve të KDK-së në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ai thuajse 6 vite ka mbajtur një post kyç në Ministrinë e Ekonomisë, si koordinator i projektit të gazsjellësit “TAP”, por përtej funksioneve, Duçka përfaqëson një nga personat kryesorë në LSI, sa u takon Marrëdhënieve me Publikun. Dorian Duçka ka studiuar në Universitetin për Mesdheun Lindor Famagusta (Qipro) gjatë viteve 2001-2005, diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ka kryer studimet pasuniversitare në Kings College London (University)Londër (Mbretëria e Bashkuar), për “Politikat Publike, Projektimi, vlerësimin e politikës publike, Renovimi Urban, Proceset Politika, Politika Krahasuese Publike, rolit rregullator të shtetit”.

 

 

 

 

 

 

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *