VIDEO/“Rama nga Vlora në Himarë me helikopter për një drekë?”, deputeti demokrat nxjerr videon

Kryesore Politikë shtojca

 

 

Deputeti demokrat Edi Paloka, ka postuar një video në profilin e tij në Facebook, që sipas tij, tregon helikopterin me të cilin kryeministri Edi Rama ka shkuar nga Vlora në Himarë. Paloka shkruan se Rama ka shkuar me helikopter vetëm për të ngrënë një drekë.

 

“Çmenduria dhe paturpësia e këtij kryeministri ka arritur kulmin; me helikopter dhe nga Vlora deri ne Himarë për një drekë…

Këto janë pamjet e helikopterit që sipas pushuesve në Himarë ka sjellë Ramën sa për një drekë dhe e ka kthyer përsëri. Helikopteri është i njëjti që është filmuar duke u ngritur nga vila e Ramës pak ditë më pare.”shkruan Paloka.

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *