VIDEO/ “Shpëtove mirë se…” Berisha “merakoset” për Metën, batutat dhe biseda e përzemërt

Kryesore Politikë

Politika sapo ka nisur sezonin e ri, për të cilën maxhoranca thotë se do ketë surpriza, ndërsa në rubrikën gazmore që sjell çdo të shtunë emisioni “Kjo javë” politikanë e deputetë nuk i kanë shpëtuar fokusit të kameras në momente të sikletshme, gazmore apo edhe në debat e sipër.

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Berisha janë takuar përzemërisht, edhe pse asnjëherë nuk e kanë fshehur simpatinë ndaj njëri tjetrit, gjatë promovimit të një libri. Ish kryeministri e ka pyetur kreun e shtetit se si kaloi gjatë udhëtimeve në mal, ndërsa me batutë i thotë se “shpëtove mirë, shumë lart u ngjite”, batuta të cilat shkaktuan të qeshura mes tyre.

Një moment i sikletshëm është shënuar edhe në mbledhjen partive opozitare jo parlamentare, ku dikush i zë kameran Arben Tafajt, teksa ky i fundit, ishte duke njoftuar nisjen e mbledhjes.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *