Video/ Si Tahiri sulmoi ambasadorin Lu

Politikë shtojca

Gjurma 3 maj 2018

Në përgjigje të akuzave të opozitës për edhe ndërkombëtare që e shohin si pengesë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, ish-Ministri Saimir Tahiri tha se është shumë i vogël për të penguar këtë proces.

Ai tha se nuk beson se në Europë të ketë deputetë palaço si kryeopozitari shqiptar që marrin guximin të bëjnë dhe gjyqtarin dhe prokurorin siç për fat të keq sipas tij e bëjnë Ambasadorët e huaj në vendin tonë.

Tahiri kujtoi votimin e ligjit të vettingun, kur tha e votuan si dele në Kuvend me duartrokitjet e Ambasadorëve mbi kokë.

Saimir Tahiri: Sot dalin dhe thonë se po pengoj unë integrimin e Shqipërisë në Europë. Nëse është e vërtetë se paska dhe në Europë deputetë palaço si puna e Lulit dhe këta që kemi këtu dhe marrij guximin dhe bëjnë gjyqtarin dhe prokurorin siç për fat të keq e bëjnë dhe Ambasadorët këtu në Shqipëri, atëherë ajo nuk është Europa që unë zgjedh. 

Unë e di që ka politikanë pa kocka dhe pa bythë në Shqipëri.Këtë vend e kanë shitur qindra herë, po të donin Shqipërinë sa çduan përkëdheljen e kokës nga ndonjë i huaj ky vend nuk do të ishte kështu siç është.

Po unë nuk besoj, u çmendën dhe të huajt sa të mos e vrasin mendjen për drejtësi dhe për ligj por duan “kurban” njerëzish për të shkelur në Europë. Unë dthem se e vërteta është ndryshe dhe më e thjeshtë. Unë jam shumë i vogël për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE. 

Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve e votuan si dele me dy Ambasadorë që të paktën për turpin tim na durtrokisnin mbi kokë, tani bëjnë dhe vettingun e policëve të shkretë që çfarë nuk kanë parë në 30 vjet politikë. 

Shumë mirë të pastrohet policia, por kjo nuk bëhet brenda ditës as me vetting. Pas drejtësisë pse nuk e filluam vetë ne me vettingun, pse nuk e filluam nga vetja me vettingun, nga politika? Unë nuk jam rraca e atyre që rrinë në parlament për pazar a për shpëtim.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *