Video-skandali/ Dorëhiqet kancelari i Austrisë: Nuk erdha në pushtet për karrige

Botë Kryesore Rrotull Slider kryesore

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka dhënë dorëheqjen 18 orë pas publikimit të video-skandalit, ku Zëvendës Kancelari austriak, Heinz-Christian Strache, shfaq gatishmërinë për t’i siguruar një oligarkeje ruse mbështetje për tendera publikë, në cilësinë e kreut të Partisë së Lirë (FPÖ).

Teksa shpalli edhe zgjedhjet e parakohshme, Kurz e komentoi dorëheqjen duke u shprehur se u zgjodh kancelar për të ofruar ndihmesën e tij për Austrinë dhe jo për të siguruar një karrige pushteti. “Unë nuk erdha në pushtet për karrigen time. As për të përmbushur një ego. Erdha për të dhënë ndihmesën për Austrinë, por, unë nuk mund të qendroj në pushtet në këtë situatë prandaj, sot, jap dorëheqjen dhe thërras zgjedhje të parakohshme.”- tha Kurz në reagimin e tij pas dorëheqjes.

Komprementimi i Strache-s, parashikohej nëse FPÖ-ja do të ishte pjesë e formacionit qeverisës pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, në këmbim të mbështetjes financiare. Në zgjedhjet e fundit, FPÖ-ja arriti 26 % të votave dhe u bashkua në një koaliacion paselektoral me ÖVP-në.

Videoja që u shpërnda  nga prestigjiozet “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung”, tregon për ambicien e oligarkes ruse për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë, “Kronen Zeitung”, me qëllim që të mbështeste FPÖ-në në peridhën paraelektorale. Organi i akuzës ka nisur hetimet për çështjen në fjalë.

Zv/kancelari austriak Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen nga posti si dhe nga Partia e Lirisë që drejtonte, pas publikimit të një kamere të fshehtë që e përfshinë atë një skandal të madh korruptiv.

Bëhet fjalë për një video të xhiruar pak javë para zgjedhjeve parlamentare të Tetorit 2017, ku radikalët e djathtë u renditën të tretët për nga numri i deputetëve, çka bëri të mundur që Strache të bëhej pjesë e koalicionit të spektrit të djathtë me kancelarin Sebastian Kurz.

Sipas mediave gjermane “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung” që e publikuan, video është xhiruar në një vilë turistike në Ibiza. Strache takohet me një investitore nga Rusia që pretendon të jetë e bija e një oligarku. Ai i kërkon asaj të blejë 50% të aksioneve të “Kronen Zeitung”, një prej të përditshmeve më të mëdha vendase, e cila do të ndryshojë linjën editoriale për të mbështetur partinë e tij. Në këmbim, ai i ofron asaj akses të gjerë në tenderat e ndërtimit të autostradave.

Në deklaratën e dorëheqjes, Strache e konsideroi veten viktimë të një sulmi politik.

“Jap dorëheqjen nga posti i zv/kancelarit për të shmangur dëmin e mëtejshëm që mund t’i bëj qeverisë. Por unë kam rënë viktimë e një sulmi politik që është përdorur për qëllime dashakeqe.”

https://sz.de/1.4452424?jwsource=cl

https://sz.de/1.4452424?jwsource=cl

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *