Video/ Skema e ekzekutimit, si u vra Shkëlzen Kastrati

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Shkëlzen Kastrati doli si çdo ditë nga banesa mëngjesin e 1 Shkurtit për të takuar disa miq, por u ekzekutua në mënyrë mafioze. Burime nga grupi hetimor i thanë Televizionit Klan se dyshojnë që 3 persona morën pjesë në vrasje, 3 në makinën Range Rover dhe 1 tjetër që i priste pranë fshatit Baltëz të Fierit, për t’u larguar pas ngjarjes.

Televizioni Klan ka zbardhur skemën se si u bë ekzekutimi i 41-vjeçarit. Në këto pamje duket se makina e Shkëlzen Kastratit u ndoq nga automjeti Range Rover. Pa u futur te rrethrrotullimi i Sheqit në Fier, makina e atentatorëve futet në parakalim dhe qëllon me breshëri me një kallashnikov me silenciator.

Për shkak edhe të reshjeve të shiut, në zonë nuk kuptohet se çfarë ndodhi, ndërsa automjeti i 41-vjeçarit vijon ecën për inerci, derisa përplaset me një tjetër makinë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, skena i ngjan një atentati mafioz të mirëmenduar, për të ekzekutuar Shkëlzen Kastratin, ku plumbi që mori në kokë, i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes, makina Rang Rover rezulton se ka ikur me shpejtësi drejt Mbrostarit. Aty është kthyer për në Unazën Fier-Vlorë dhe te mbikalimi i Baltzës në rrugën dytësore ka ndaluar dhe autorët djegin automjetin. Dyshohet se në zonë i priste një tjetër bashkëpunëtor.

Policia e Fierit ka shoqëruar disa persona për ngjarjen. Asnjëri prej tyre nuk ka pranuar se ka lidhje me vrasjen. Pista kryesore e ekzekutimit të 41-vjeçarit lidhet me hakmarrjen, pikërisht për shkak të konflikteve që ka patur vëllai i tij, Klemend Kastrati.

Tv Klan

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *