Video / Skënderbeu fiton gjithçka, merr edhe Superkupën

Kryesore Sport

Mes shumë problemesh me mbylljen e sezonit të kaluar, Skënderbeu e ka nisur sezonin e ri me një trofe me Orges Shehin tashmë në rolin e trajnerit.

Korçarët kanë arritur të fitojnë Superkupën e Shqipërisë në ndeshjen e mbyllur 3-2 në “Selman Stërmasi” ndaj Laçit.

Pas një pjese të parë të përfunduar në barazim pa gola dhe ku u regjistruan shumë pak tentativa në portat respektive, 45-minutëshi i dytë nisi me një tjetër ritëm.

Fillimisht ishin laçjanët e Mergjyshit që kaluan në avantazh, në minutën e 49’, falë golit të Lushkjas, i cili përfitoi nga një hutim i mbrojtjes korçare.

Gjithsesi reagimi i Skënderbeut erdhi menjëherë dhe në minutën e 55-të ishte mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, që shënoi në portën e Selmanit dhe riktheu baraspeshën.

Goli i avantazhit për korçarët erdhi në minutën e 68′, kur Gjergji Muzaka ekzekutoi saktë një 11-metërsh të akorduar nga arbitri Juxhin Xhaja, pas një faulli të Sefgjinajt në dëm të Bregut. Vetëm katër minuta më pas, vjen radha e vlonjatit që të shënojë golin e tretë për Skënderbeun, pas një topi të marrë në zonë.

Laçi rihapi takimin edhe njëherë në minutën e 84-t, pas golit të shënuar nga talenti premtues Redon Xhixha, por vetëm kaq, pasi skuadra e Mergjyshit nuk arriti t’i prishë festën e triumfit korçarëve.

 

85′  GOOOL Laçi, shënon Xhixha. Pas një harkimi nga e djathta në zonën e Skënderbeut, Xhixha me kokë dërgon topin në rrjetë.

 

71′ GOOOL Skënderbeu, shënon Bregu. Selmani gabon me një dalje të tepruar në mesfushë, Krasniqi merr topin dhe e nis te Bregu i cili nuk e ka të vështirë ta shtyjë në rrjetë.

68′ GOOOL Skënderbeu, shënon Muzaka. Bregu fiton penallti pas një kontakti në zonë. Muzaka gjuan me saktësi dhe kalon në avantazh korçarët.

 

54′ GOOOL Skënderbeu, shënon Aliti. Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon te mbrojtësi i cili gjuan menjëherë në portë dhe barazon shifrat.

 

49′ GOOOL Laçi, shënon Lushkja. Futbollisti përfiton nga kthimi i topit nga një mbrojtës dhe me gjuajtjen e tij dërgon sferën në rrjetë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *