Video/ Të prekur nga Covid, përlotet aktorja Justina Aliaj me maskë oksigjeni, mesazhi i historianit Meta

Kryesore Lajme Slider kryesore Sociale

Në spitalin Covid 1 trajtohen rreth 100 pacientë, shumica e të cilëve në terapi intensive dhe reanimacion. Drejtoresha e spitalit Najada Çomo na shoqëron nëpër pavijone, duke sqaruar pyetjet që janë ngritur mbi këtë spital vecanërisht pas ngjarjes së fundit tragjike, me vetëvrasjen e një pacienti.

Dhomat janë të mbushura me pacientë, që marrin frymë me ndihmën e aparateve të oksigjenit. Jo të gjithë mund të flisnin para kameras, sepse vështirësia për t’u mbushur me frymë nuk i lejon.

Një nga pacientët e këtij spitali është artistja e mirënjohur Justina Aliaj, e cila me gjithë lodhjen dhe shqetësimin pranoi të thotë disa fjalë me shumë emocion.

Edhe pacientë të tjerë tregojnë përvojën e tyre në këtë spital. Në një nga dhomat e pavijonit është historiani Beqir Meta.

Pranë pacientëve janë shumë vajza e djem të rinj, infermierë, që iu monitorojnë oksigjenin dhe tregues të tjerë jetësore. Ështe e shtunë, por ata nuk kanë bërë pushim. Janë të gjithë në krye të punës./ News 24

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *