Video/ Tensionet situata para Drejtorisë së policisë, banorët e Unazës tentojnë të thyejnë xhamat e derës

Kronike Kryesore Lajme

Banorët e Unazës janë përplasur me me uniformat blu në Drejtorinë e Policisë ku ndodhen tre të shoqëruarit.

Ata janë përpjekur të hyjnë brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë. Një prej banorëve ka shkeluar derën e institucionit shtetëror.

Uniformat blu shoqëruan në polici tre banorët Ilir Katirajn, Gramoz Shehun dhe Skender Dodën mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë në mbështetje të banorëve është edhe ish-deputeti Klevis Balliu.

Shoqërimi i banorëve të Unazës së Re vjen pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kodit Penal për bllokimin e rrugëve. Banoret jane mbledhur perpara drejtorise se Policise nje prej tyre ka tentuar te shkallmoje deren e drejtorise, por eshte ndaluar nga ish-deputeti Balliu.

Ndërkohë Partia Demokratike ka publikuar një video që tregon momentin e arrestimit të Skënder Dodës në lokal.

LIVE – Banorët e Unazës së Re tek Drejtoria e Policisë pas arrestimit të disa përfaqësuesve të tyre.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Donnerstag, 10. Oktober 2019

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *