Type to search

Kryesore Sociale

VIDEO/ Tensionohet situata tek Ekonomiku, polici kap prej fyti studentin, dhunohet dhe një femër

Ndaje

Protesta e studentëve ka degjeneruar në dhunë, pasi një policie mësohet të ketë qëlluar një student.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek Fakulteti Ekonomik, aty ku janë mbledhur një grup studentësh që duan të ngujohen në godinë në shenjë revolte.

Por kjo gjë nuk është lejuar nga policia dhe gjatë debatit “një polic ka qëlluar një student, duke e plagosur lehtë” thonë dëshmitarë në vendngjarje.

Po ashtu forca të shumta polcie kanë qenë në ambientin e jashtëm të Fakultetit të Ekonomisë. Nga një video e publikuar në mediat sociale shihet se janë 8 patrulla police të parkuara në rrugën afër godinës së fukultetit.

Studentët deklarojnë se po dhunohen dhe po nxirren me forcë nga Policia. “Po na dhunojnë, po na nxjerrin me forcë nga fakulteti”, thanë studentët.

“Kush je ti që shtyn, kush je të që qëllon një femër more”, dëgjohet të thonë në video një vajzë studente.

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *