Video/ Teori konsipracioni apo e vërtetë? Koronavirusi u krijua në laborator në Kinë

Kryesore Shëndeti Slider kryesore Të tjera

Në Itali po kthehet në një çështje. Një kronikë speaciale Leonardo e Raitre e nëntorit 2015 flet për një eksperiment në labortor në Kinë ku po studiohej krijimi i një virusi të veçantë nga lakuriqi i natës dhe minjtë, i cilësuar Koronvirusi dhe Sars.

Rrjetet sociale, chat dhe mjetet te tjera të komunikimit online janë kanë mbushur me këtë video tronditëse që flet se koronavirusi mund të jetë krijuar në laborator 6 vite më parë.

Një kronikë që të lë pa fjalë ajo e TGR Leonardo në nëntor 2015. Dikush ka ironizuar këto kohë në lidhje me lakuriqët kinezë si përgjegjës për Covid19, të tjerët kanë bërtitur për komplotin e verdhë kundër Perëndimit. Polemika e fundit të shkurtit pas botimit të një artikulli në revistën Nature Medicine u zhduk brenda disa orësh. Tani del një tjetër “provë”. Shqetësuese. Lajmi po shpërndahet me shpejtësi dhe po i jep përgjigje: krijimi në laborator nga disa shkencëtarë kinezë të një substanceje të aftë të ndikojnë drejtpërdrejt në qelizat e mushkërive njerëzore. Kronika në fjalë është hedhur në rrjetet sociale dhe nga kreu i Lega-s, Matteo Salvini.

Ish-zëvendës kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka publikuar videon në fjalë nga emision italian “Leonardo” në vitin 2015. Në emër të Lega-s Salvini kërkon interpelancë urgjente me Presidentin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Jashtëm

 

Pas këtij alarmi është detyruar vetë Raitre që me anë të një kronike tjetër të sotmen është poshtë çdo mundësi të krijuar në laboratorë. Eksperimenti i vitit 2015, botuar në Nature Medicine (autori i parë Menachery, Baric i fundit), përshkruhet kështu nga shërbimi i Leonardo TGR: “Shkencëtarët marrin një proteinë nga lakuriqët dhe e futin atë në virusin Sars të marrë nga minj, duke e bërë atë të aftë për të kaloj njeriut ”. Sipas Giovanni Maga, drejtore e Institutit Cnr të Gjenetikës Molekulare të Pavisë, “virusi aktual nuk buron nga versioni i parë i Sars dhe as nga minj, kështu që nuk mund të jetë në asnjë mënyrë virusi i krijuar në laboratorin kinez të të cilit flisni në shërbim “. Revista Nature gjithashtu nxitoi të Mërkurën të shtojë një koment në atë artikull: “Ne e kuptojmë se kjo histori është duke u përdorur për të qarkulluar teori të pabaza se koronavirusi i ri që shkakton Covid-19 është inxhinierizuar. Nuk ka asnjë provë se kjo është e vërtetë.

 

Kronika e Raitre

“Shkencëtarët kinezë krijojnë një super-virus të mushkërive nga lakuriqët dhe minjtë. Ai është i nevojshëm vetëm për qëllime studimi por ka shumë shqetësime.”

Kështu niste emisioni i “Tgr Leonardo” më 16 nëntor 2015; ku fundi i emisionit shtronte pyetjen: “A ja vlen rreziku?”.

“Është një eksperiment i sigurt, por shqetësoi shumë shkencëtarë, pasi një një grup studiuesish kinezë “shartuan” një proteinë të marrë nga lakuriqët me virusin Sars dhe pneumoni akute të marra nga minj duke krijuar një super-virus që mund të prekë njerëzit”.

“Mbetet i mbyllur në laboratorë, sigurisht. Ai shërben vetëm për arsye studimi; por ia vlen të ndërmarrësh një rrezik, të krijosh një kërcënim kaq të madh, thjesht që të mund ta ekzaminosh”, thuhet në atë emision i rikthyer sot në vëmendje nga mediat italiane.

Sipas emisionit, koronavirusi gjendet tek lakuriqët e llojve mjaft të zakonshëm, të quajtur “Hundë patkua” me virusin Sars, që shkaktoi pneumoni akute megjithëse jo në mënyrë fatale tek minjtë, ndërsa proteina e bën hibridin të përshtatshëm për të prekur njerëzit, konfirmonte eksperimenti i atëhershëm.

“Me të vërtetë kjo pikërisht kjo molekulë e quajtur SHCO14- vazhdon emisioni- që lejon koronavirusin të bashkohet me qelizat tona të frymëmarrjes, duke nxitur sindromën.

Sipas studiuesve, organizmi, ai origjinal dhe madje edhe më shumë ai i krijuar në laborator, mund të infektojë njerëzit direkt nga lakuriqët, pa kaluar nëpër një specie të ndërmjetme siç është miu.

Dhe është pikërisht kjo mundësi që ngre shumë polemika. Vetëm një vit më parë qeveria amerikane pezulloi fondet për kërkime që synonin t’i bënin viruset më ngjitëse por moratoriumi nuk ndaloi punën e kinezëve tek Sars, e cila ishte tashmë në një fazë të përparuar dhe e konsideronin jo aq të rrezikshëm.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *