Video/ Thellohet skandali, dalin pamjet “harbuese” të Ronaldos

Botë Kryesore Sport

Kristiano Ronaldo vijon të jetë në qendër të mediave ndërkombëtare për rastin e përdhunimit, siç pretendon, Katrin Majorgën.

Fituesi i 5 “Topave të Artë” akuzohet se ka përdhunuar, Katrin Majorgën, e cila sipas informacioneve të publikuar në media ka qenë e lidhur edhe më një shqiptar.

E si mos të mjaftonin vetëm fjalët, sot janë publikuar edhe pamje të Ronaldos në një disko para 9 vitesh në Las Vegas, i cili “harbohet” bashkë me Katrin.

Sipas  gruas amerikane,  ky moment ka qenë para se Ronaldo ta dërgonte në hotel e më pas të kryente aktin e përdhunimit.

Gjithashtu gruaja ka shfaqur pretendime se pas aktit të përdhunimit, portugezi i ka ofruar para për t’i blerë heshtjen.

Ky rast po hetohet dhe në vijim do të dilet në përfundimet se nëse këto janë thjesht pretendime, apo gjithçka ka ndodhur siç shprehet amerikania.

Balkanweb.com

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *