VIDEO/Treni del nga shinat në Rrogozhinë, qytetari : Mjeti u nda më dysh, rreth 100 persona dolën të tmerruar

Kryesore Lajme Politikë shtojca

Treni i linjës Elbasan-Durrës ka dalë nga shinat mëngjesin e sotëm në afërsi të Rrogozhinës. Kjo ka shkaktuar panik tek udhëtarët e shumtë, por fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar në njerëz.

Në Report Tv kanë ardhur foto dhe video nga qytetarët që tregojnë momentet kur treni ka dalë nga shinat dhe pasagjerët kanë zbritur poshtë.

Një qytetar i kontaktuar për Report Tv u shpreh se në tren ndodheshin mbi 100 pasagjerë dhe incidenti ka shkaktuar panik.

Ndodhesha rastësisht në stacion. Treni gati është ndarë në dy pjesë. Treni kishte mbi 100 persona, me dhjetëra turistë. Të gjithë të tmerruar zbritën nga treni. Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar. Pritet të vijnë vinxhat nga Durrësi dhe ta ngrenë, se është ndarë në dy pjesë.

Qytetari për Report Tv

Drejtori i Infrastrukturës në Hekurudhë, Dashamir Mehmeti, ka reaguar për Report Tv pas ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë, ku treni i linjës Elbasan-Tiranë doli nga shinat, duke krijuar panik te shumë qytetarë.

Grupi i punës është nisur në vendngjarje. Ka pasur një avari. Po punojmë për gjetjen e shkaqeve. Nuk kemi të lënduar.

Drejtori i Infrastrukturës në Hekurudhë, Dashamir Mehmeti

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *