Video/ Vettingu, Trezhnjeva: Pasuria ime është e pastër

Kryesore Politikë

12:06- 11/04.2018 Gjurma

Vendimi për Besim Trezhnjevën, aktualisht është gjyqtar në gjykatën e Apelit Durrës dhe kandidat për anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor do të jepet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të jepet më 13 prill. Trupa gjykuese e KPK përbëhet nga Alma Faskaj, Firdes Shuli dhe Roland Ilia.

Gjyqtari Besim Trezhnjeva  në këtë seanca ballafaqimi u mbroj nga avokati Fatmir Brraka.

I pyetur në lidhje me pasurinë e tij, Trezhnjeva u shpreh për mediat se pasuria e tij është tërësisht e ligjshme.

“Kemi punuar së bashku me gruan. Të ardhurat kryesore janë nga bashkëshortja, pasuria ime është e ligjshme”, tha ai.

Në fund të seancës së sotme të KPK, gjyqtari Trezhnjeva deklaroi se ka 75 vjet punë dhe se nuk i është llogaritur asnjë e ardhur në vitet 1981-1994.

“Kam 75 vjet punë me vajzën dhe ajo që dëgjuat është pasuria ime. S’janë të ardhurat kryesore nga bashkëshortja. Nga 1981 deri më 1994 nu kështë llogaritur asnjë e ardhur e imja”, thekosi Trezhnjeva.

Nga hetimet e kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rezultuar se gjyqtari Trezhnjeva ka gënjyer për një kredi prej 50 mijë euro për të blerë një apartament në Tiranë, për të cilin nuk justifikon burimin e të ardhurave, ndërsa me kredinë ai ka blerë apartament në Durrës.

Sipas dokumenteve të KPK, rezulton se kredia ka kaluar në llogari të një kompanie ndërtimi në Durrës, ndërsa avokati i gjyqtarit ka thënë se Trezhnjeva e paguan vetë kredinë dhe se ka ende 30 mijë euro për të paguar.

“Kredia e përdorur për blerje sipërfaqe banimi. Vlerësimi klient banke për destinacionin final nuk është atribut i vlerësimit të KPK. Trezhnjeva e paguan edhe sot kredinë dhe ka ende 30 mijë euro për të paguar”, deklarooi më pas Fatmir Braka, avokati i gjyqtarit Besim Trezhnjeva.

Gjithashtu, Besim Trezhnjeva ka një apartament banimi në Tiranë 96 m2, apartament të përshtatshëm për aktivitet tregtar me sipërfaqe 65 m2 po në Tiranë, për të cilat nuk ka deklaruar burim të ardhurash, si dhe një apartament 142 m2. KPK ka arritur gjithashtu në përfundimin se gjyqtari ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e vajzës së tij, Olta Trezhnjeva, që punon pranë fondit të barnave.

Në seancën e sotme për rivlerësimin e gjyqtarit, KPK lexoi raportin e ILDKP, ku thuhet se deklarimet e Trezhnjevës janë të pasakta, pasi ai nuk ka burime për të justifikuar pasurinë, ka fshehur pasurinë dhe ka kryer deklarim të rremë.

Nga ana e tij, gjyqtari Trezhnjeva ka paraqitur kërkesën për caktimin e një eksperti, por kjo kërkesë është rrëzuar nga KPK. Menjëherë pas vendimit të KPK, ka reaguar avokati i gjyqtarit, Fatmir Braka, i cili e ka cilësuar jo të rregullt vendimin për refuzimin e ekspertit, duke sqaruar se Trezhnjeva e paguan kredinë, dhe se ka ende 30 mijë euro.

 

“Këtë vendim e vlerësojmë jo të rregullt për refuzimin e ekspertit. Ju e vlerësoni në 1994, por gjyqtari ka nisur punën që në vitin 1981. Gjyqtarët për herë të parë kanë deklaruar pasurinë në vitin 2003. ILDKP e ka hetuar dy herë gjyqtarin dhe ka rezultuar se është në rregull. ILDKP për të njëjtin gjyqtar ka dhënë dy opinione vlerësuese krejt të ndryshme.  Audituesi privat ka nxjerrë në pah se vlerësimi i pasurisë i bërë nga KPK është i pasaktë”, theksoi Braka, avokati i gjyqtarit Trezhnjeva.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva, rrezikon të bjerë në ‘rrjetën’ e Vettingut, pasi nuk justifikon pasurinë e tij prej 20 milionë lekësh, si dhe ka në pronësi tre apartamente, 2 në Tiranë për të cilët nuk justifikon burimin e të ardhurave, dhe një në Durrës. Vendimi final i KPK për gjyqtarin Trezhnjeva do të jepet të premten më 13 prill, në orën 09:00.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *