Video/ Vendi i ngjarjes se vetvrasjes së gruas së gjyqtarit, ja deklarata e policisë

Kryesore Lajme Politikë

Të tjera detaje janë zbardhur nga policia në lidhje me ngjarjen e rëndë të mesditës së sotme, ku Bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, Enkelejda Hallunaj ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga kati I tetë i pallatit ku banonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:16 ne rrugen prane Njesise bashkiake numer 5, ne zonen e ish-bllokut, ndërsa nga informacionet paraprake dyshohet se 37-vjeçarja është vetëflijuar. Enkelejda Hallunaj punonte si dentiste.

Më datë 02.08.2018, rreth orës 13:16, në rrugën “Vashko Pasa”, dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i pallatit, shtetasja E. H., rreth 37 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë që një ditë më parë bashkëshorti i saj kaloi testin e vështirë të vetingut. Nuk dihet ende dinamika e ngjarjes, por Policia njofton se deri tani dyshohet për një vetëvrasje.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *