VIDEO/ “Vjedhje në mes të ditës”, dietologia e njohur denoncon ngjarjen: Ky palaço burrë, grabiti 20 mijë lek

Kronike Kryesore

Dietologia Blerina Bombaj ka denoncuar grabitjen e çantës së punonjëses së saj në ambientet e punës, e cila kishte brenda rreth 20 mijë lek  dhe disa sende të tjera me vlerë.

Bombaj ka publikuar edhe një foto dhe një video të autorit, në të cilën shihet se si ai hyn në zyrë dhe merr portofolin tek një çantë, e cila është sipër një karrigeje dhe më pas largohet.

“Vjedhje ne mes te dites, ne mes te njerezve! Ky ‘zoteria’ ka hyre serbes serbes sot ne zyren tone dhe ka vjedhur nga canta e punojeses se zyres portofolin me 20 mije leke te reja, karte identiteti dhe patente. Gjithcka eshte filmuar ne kamera dhe eshte denoncuar ne polici”, ka shkruar në videon e parë Blerina Bombaj.

Ndërsa në një postim të dytë ajo shkruan: “Shikoni vjedhjen e portofolit ne zyren tone, vetem 40 minuta me pare, nga ky palaco burre me thinja dhe kemishe! Ju lutem shperndajeni ta shohin sa me shume njerez kete bastard!”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *