Video/Vjosa Osmani kundër Isa Mustafës: Nuk jam tradhtare, ja pse do votoj kundër rrëzimit të qeverisë

Kosovë Rrotull

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar votën e saj kundër rrëzimit të qeverisë.

Osmani tha se po del kundër partisë së saj, për interest ë Kosovës dhe qytetarëve

“Unë jam kundër çdo marrëveshje me partitë e vjetra dhe nuk e thyej besimin e elektoratit. Nuk mundet dikush të vendosë për LDK-në pa patur status ligjor. Jam kundër mocionit të besimit për qeverinë aktuale”, tha Osmani

Kryeparlamentarja iu përgjigj edhe akuzave për tradhti

“Jam akuzuar për tradhti, por unë po i përmbahem programit që kemi prezantuar para qytetarëve.Unë do të votojë kundër këtij mocioni, jam e bindur që po votoj për të ardhmen e vendit tim. Jam e bindur që vendit i duhet një qeveri për pandeminë dhe për sfidat e tjera. Unë do të votojë çdo mocioni që Kosovën e lë pa Ministra dhe pa qeveri. Do veproj ashtu siç do të vepronte presidenti Rugova. Ai do vepronte në interest ë vendit, pavarëisht se e përqeshnin. Unë jam ndjekëse e thekur e Rugovës”, tha Osmani.

Ajo kërkoj zgjidhje edhe në këto momente të fundit. “Do votoj kundër rrëzimit të qeverisë”, tha Osmani.

Ajo tha se ka respektuar cdo parim të LDK’së dhe kryetarin e saj, Isa Mustafën, e të cilin edhe e citoi me disa fjalë.

“Unë e kam respektuar çdo pikë që ka vendosur Mustafa. Po e citoj kreytarin Mustafën: Ata e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin dhe nuk mund ta luftojnë asnjërën e tjetrën. Ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive, ata që nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranët e luftës. Ata duhet të shkojnë të pastrohen në lavazh e jo të qeverisin. E kishte fjalën për partitë e PAN’it”, ka cituar Osmani.

Gjithashtu, për qëndrimet e veta, Osmani tha se ka të drejtë morale të flas në emër të elektoratit të LDK’së.

“E kam të drejtën e plotë morale të flas në emër të elektoratit të LDK’së. Unë e di cila është kontrata që lidhëm me qytetarët. Ajo ka qenë jo koalicion me partitë e PAN’it. Dhe po luftimin e korrupsionit. Për këtë i kam qytetarët dëshmitarë. Unë jam kundër çdo marrëveshje me partitë e PAN’it”, ka thënë Osmani.

“Asnjë qëndrim nuk e kam ndryshuar. Para 6 tetorit, pas 6 tetorit dhe sot. Unë kam qëndruar fuqishëm në parimet që kam shpalosur para qytetarëve”.

Në fund, ajo tha se për vota kundër këtij mocioni është votë pro të ardhmes së vendit të saj.

“Unë i bashkohem zërit të Qunit vullnetmirë. Unë do të votoj kundër mocionit. Sepse jam e bindur që do të votoj për të ardhmen e vendit tim. Do të votoj kundër çdo mocioni që Kosovën e len pa ministra si Vitia e Abdixhiku. Do të votoj kundër këtij mocioni që mund ta kthejë PAN’in në qeveri”, shtoi Osmani.

Fjalimi im ne seancen per mocionin e mosbesimit ndaj Qeverise se Republikes se Kosoves

🎥 LIVE | Fjalimi im në seancën për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës

Gepostet von Vjosa R. Osmani am Mittwoch, 25. März 2020

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *