Video/ Vrau burrin, Violeta shpërthen në lot, ja dëshmia në gjykatë

Kronike Kryesore Lajme

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për Violeta Donajn, 35-vjeçe, gruan që vrau bashkëshortin e saj, Kujtim Donaj, 42-vjeç në tregun e Milotit, orët e para të mëngjesit të ditës së diel.

Në Gjykatë shfaqi pendesë për krimin e rëndë dhe ka shpërthyer në lot. Violeta Donaj është shprehur përpara trupës gjykuese se burri e keqtrajtonte dhe luante bixhoz, prandaj edhe kishte ndërmarrë aktin ekstrem në orën 7 të mëngjesit të së dielës.

“Më rrihte. Ai luante bixhoz. I i linte lekët në bixhoz. Ndaj dhe e kam kryer krimin e rëndë“. tha para trupit gjykues Violeta.

Pavarësisht pendesës, Gjykata e Kurbinit ka vendosur burg pa afat për 35-vjeçaren Violeta Donaj. Kujtim Donaj kishte humbur shuma të konsiderueshme parash duke luajtur bixhoz të shtunën në mbrëmje dhe sipas gruas ky ka qenë shkaku, krahas dhunës fizike, për rrjedhën tragjike të ngjarjes. Më pas, ai kishte shkuar në banesë dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke e akuzuar se e tradhtonte.

Ajo ka thënë që vërtet kishin probleme në çift, por nuk e beson pse shkoi derisa ta vriste babain e dy fëmijëve të saj. Nga ana tjetër policia është vënë në kërkim të personit që i ka dhënë pistoletën e krimit 35 vjeçares.

Kujtim Donaj ka qenë duke hapur mallin në tezgën që kishte në treg, kur ka ardhur gruaja e tij duke qëlluar 4 herë ndaj tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Po sipas të njëjtëve dëshmitarë, Violeta Donaj, sëbashku me kunatën kanë shkuar pas burrit me një makinë private, ndërsa viktima kishte mbërritur pak minuta më herët me një fugon mallrash. Sapo ka zbritur nga makina, 35-vjeçarja ka qëlluar me 4 plumba ndaj bashkëshortit duke e lënë në vend të vdekur. Ajo u ndalua nga policia pak çaste më pas, duke u vënë në pranga. Report TV

l.q./b.ha.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *