Video/ Zyrtari i ambasadës që braktisi diplomacinë për fshatin

Ekonomi Lajme

Gojart Smaja i arsimuar për Gjuhë të Huaja dhe me një eksperiencë pune të shkurtër në administratë në Ministrinë e Jashtme Holandeze, konsiderohet një sipërmarrës i veçantë.

Gojarti si sipërmarrës tregon se la punën në administratë për t’iu përkushtuar pasionit të tij si sipërmarrës në kultivimin e mjedrës, e cila është një manaferrë që rritet në kushtet natyrale në zonat malore të vendit tonë, por e kultivuar ajo gjendet në Divjakë dhe Levan të Fierit.

Smaja u shpreh në studion e emisionit “Opinion” se ka organizuar vullnetarit së bashku me ca kolegë hollandezë, sjelljen e disa ekspertëve për të gjithë sektorët, bujqësi, tekstile, përpunim qumështi dhe turizëm ose të gjithë sektorët që i përkasin industrisë së lehtë, kryesisht me fokusin zhvillimi i sektorit privat në Shqipëri.

 

Ai tha se duke mos pasur mundësi për të krijuar një kulturë horizontale, duhet bërë ajo që të jetë një kulturë vertikale dhe të ketë efikasitet, si dhe treg eksporti.

Smaja tregoi se projekti që nisi ishte kultivimi i mjedrës, i cili ishte një biznes që nuk kishte shumë sukses në Shqipëri.

Mjedra është një frut pyelli dhe gjendet kryesit në zonat malore, por kjo që kam sjellë këtu është e kultivuar në zonën e Divjakës”,- tregoi ai për ‘Opinion’.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *