VIDEO+FOTO: Publikohen pamjet, ja si është katandisur Godina e Teatrit Kombëtar

Kulturë

Godina aktuale e Teatrit Kombëtar është në grahmat e fundit dhe rrezikon realisht jetën e artistëve që japin shfaqje aty, por edhe të publikut artdashës.

Prova më e qartë e saj janë këto pamje ku shihet se muret e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, nga krahu i godinës ku dikur ka qenë ish-Ministria e Zhvillimit Urban dhe sot ndodhet Kontrolli i Lartë i Shtetit, po shkatërrohen e po bien copa-copa.

Gjendja e godinës së Teatrit Kombëtar bëhet edhe më alarmante, për shkak se çarja e mureve ka nxjerrë në pah edhe materialet me të cilat është ndërtuar ajo që në kohën e italianëve. Duket qartë se ajo nuk ofron më asnjë kusht sigurie, ndërsa shenjat e lagështirës janë kudo.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *