Video+Foto/ Reja nis zborin te kuqezinjtë, fokusi te aspekti taktik

Kryesore Slider kryesore Sport Vendi

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar seancën e parë stërvitore nën urdhërat e teknikut, Edi Reja. Në urdhërat  e italianit janë vendosur 22 futbollistë, të cilët kanë zbritur në fushën e blertë dhe kanë kryer një seancë çlodhëse.

Nuk kanë munguar dhe kontaktet me topin, me teknikun Reja që ka parë lëvizjes në aspektin e pozicionimit të futbollistëve tanë. Këto seanca do i shërbejnë 73 vjeçarit për të parë elementët që mund t’i grumbullojë në 2 takimet e qershorit, përkatësisht më 8 qershor ndaj Islandës dhe më 11 ndaj Moldavisë.

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja ka përzgjedhur lojtarët që do luajnë në ndeshjet zyrtare eliminatore drejt Euro 2020, ndaj Islandës në transfertë në 8 Qershor dhe Moldavisë në Elbasan Arena më datë 11 Qershor.

Stërvitja e parë për këtë grumbullim paraprak fillon në orën 17:00, në Kompleksin Tropikal, dhe në urdhërat e trajnerit Reja do të jenë 10 lojtarë. 10 lojtarët kanë përfunduar sezonin me klubet e tyre dhe janë grumbulluar për të ruajtur gjëndjen e tyre fizike si edhe për tu vëzhguar nga afër nga stafi teknik i ekipit kombëtar. Kjo javë stërvitore që do të përmbyllet ditën e shtunë me një seancë paradite. Ditën e hënë, më 27 Maj, trajneri Reja do të dalë në konferencë për shtyp ku do të bëj publike dhe listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet eliminatore të muajit qershor.

Në stërvitje me lojtarët e grumbulluar nga trajneri Reja do të jenë dhe 12 lojtarë nga U-21, të cilët ashtu si edhe lojtarët e Kombëtares A kanë përfunduar sezonin dhe janë grumbulluar nga trajneri Bushi për ndeshjen zyrtare me Turqinë dhe dy miqësoret që do të zhvillojnë në Shqipëri me Uellsin.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *