VIDEO+FOTOT/ Masazhe lakuriq e foto “hot”, prostitucion brenda qendrës estetike

Showbiz

Tre femra janë arrestuar dhe nje burrë është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës ditën e djeshme, pasi dyshohet se ambientet e qendrave të masazhit që administronin, i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion. Gjithashtu, shtatë punonjëse të këtyre qendrave janë proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ushtronin aktivitetin e jashtëligjshëm.

Njëra prej këtyre qendrave estetike, administratorja e së cilës është arrestuar, është edhe qendra estetike “Lefteria”, e cila ndodhet në Rrugën e Dibrës.

Nga një kontroll i shpejtë vihet re se në këtë qendër estetike ofroheshin masazhe tërësisht lakuriq, videot e së cilave publikoheshin edhe në rrjetet sociale, për të joshur meshkuj të ndryshëm.

Si të mos mjaftonte kjo, “Lefteria” publikonte edhe foto “të nxehta” të vajzave që supozohej se punonin aty si masazhatore, por që dyshohet se kryenin marrëdhënie seksuale me klientët, kundrejt shumave të caktuara.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *