Videoja e përgjimit, PS paralajmëron ministrin Xhafaj

Kryesore Lajme Politikë shtojca

Gjurma 14 maj 2018

Kur pritej që për videon e përgjimit ambiental të reagonte ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj si i akuzuar direkt për të që PD e cilëson si mbrojtje të vëllait Agron Xhafaj, si dhe për qënien sipas tyre, si koka e trafikut të drogës, reagimi i menjëhershëm ka ardhur nga ana e Partisë Socialiste.

Ka qenë pikërisht numri dy i PS-së, sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla, i cili në një deklaratë për median ka theksuar se duhet të ketë nje hetim të menjëhershëm të Prokurorisë mbi vërtetësinë e videos së përgjimit ambiental të shfaqur nga selia e PD-së.

“PD pretendon se materiali është autentikë dhe nëse kjo do të ishte e vërtetë, kemi të bëjmë me një provë që implikon ministrin dhe të vëllain. Por a është një provë apo një inskenim për të baltosur këdo që i del përpara? Prokuroria mund t’i japë përgjigje. Në zbatim të ligjin, disponuesit e këtij materiale as të provuar dhe as autentik, duke të depozitojnë materialin në Prokurori. Prokuroria nuk duhet të ja lërë këtë çështje akuzatorëve, por duhet të fillojë hetimet. Shqiptarët të marrin të vërtetën. Për ne askush nuk është mbi ligjin dhe nuk e bën ligjin. Prokuroria të mos humbë asnjë moment dhe të hetojë çështjen. Këtu ose duhet të ndëshkohet i akuzuari ose të ndëshkohen akuzuesit e kësaj shfaqe”, tha Balla.

Por Balla që në fillim ka paralajmëruar Xhafajn mbi fatin e tij politik nëse ky audio-përgjim është i saktë.

Deklaratë e plotë

“PD pretendon se materiali audio është autentik dhe nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë këtu kemi të bëjmë me një provë që e implikon penalisht vëllain e ministrit të Brendshëm dhe moralisht këtë të fundit. Por a është ky material autentik? Një provë apo thjesht një inskenim i radhës në përpjekjen e vazhdueshme të Saliut dhe të Lulit për të baltosur këdo që u del kundër në orvajtjen e tyre për të penguar me çdo kusht çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, si edhe për të luftuar me po aq shumë baltë edhe drejtësinë e re, prej së cilës kanë të drejtë të jenë të dy, apo dhe të tjerë bashkë me ta, shumë të tmerruar?!

Kësaj pyetjeje, mund t’i japë përgjigje vetëm Prokuroria dhe askush tjetër prej momentit kur Prokuroria fillon hetimin!

Atëherë në zbatim të ligjit disponuesit e këtij materiali, hë për hë as të provuar, e as si autentik, sikurse thonë ata, duhet menjëherë të shkojnë dhe ta depozitojnë materialin e pretenduar në Prokurori prej këtij momenti.

Po ashtu, Prokuroria nuk duhet t’ja lërë këtë çështje vullnetit të akuzatorëve, por duhet që në mënyrë të menjëhershme të fillojë hetimet kryesisht, sepse jo vetëm ne, por çdo shqiptar i zakonshëm në këtë vend meriton të dijë të vërtetën edhe për këtë pretendim.

Për ne, askush nuk është më mbi ligjin dhe askush nuk e bën ligjin dot në këtë vend përveç organeve të drejtësisë.

Shpresojmë që Prokuroria të mos humb asnjë minutë për ta hetuar menjëherë këtë çështje dhe për sa na takon ne, presim me padurim të mësojmë të vërtetën rreth saj, me bindjen se këtu ose duhet të ndërshkohet i akuzuari, nëse është fajtor për çka akuzohet, ose duhet të ndërshkohen akuzuesit nëse janë regjisorë të kësaj shfaqjeje me zë, por pa figurë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *