Vijon protesta, studenti: Drejtoreshat e shkollave të mos pengojnë gjimnazistët nesër

Kryesore Lajme Politikë

Vijon edhe gjatë kësaj të diele protesta e studentëve përpara Kryeministrisë.

Teksa është paralajmëruar një protestë masive gjatë ditës së hënës, studentët protestues u bënë thirrje nëpërmjet mikrofonit të Ora News, edhe gjimnazistëve që të bashkohen në protestën e nesërme, pasi siç theksuan ata, “do të digjen” siç ndodhi me ta.

Denisi, student i i Fakultetit te Drejtësisë tha per ORA NEWS: Protesta sot siç e shihni, disa kanë qëndruar gjatë gjithë natës për t’i treguar kryeministrit se arrogancën e tij duhet t’ia tregojë ndaj atyre që ka nëpunës ndoshta, jo ndaj studentëve dhe jo ndaj popullit që e kemi zgjedhur. Ne jemi sovrani, ai është një punëmarrës i thjeshtë dhe të përmbushë kërkesat tona. Ne presim qytetarët të na mbështesin. Siç erdhën dje banorët e Astirit. Pastaj, erdhën ata për akcizën e naftës, që është një problem shumë i madh por që studentët momentalisht nuk e kanë në planin e tyre.

Studentët janë për të drejtat e tyre, ato 8 pikat, që është e drejta e arsimit. Është një e drejtë u mundësohet edhe studentëve në Kongo.

Gjatë protestës së nesërme, u bëjmë thirrje të gjithëve sidomos drejtoreshave të shkollave të Tiranës, të lejojnë gjimnazistët të vijnë këtu. Ata do të jenë nesër studentë. 8 pikat për mendimin tim janë e gjithë kolona e një reforme në arsim e dështuar. Ne jemi brezin i katërt që po digjemi nga kjo reformë. U bëj thirrje gjimnazistëve që do të digjen nga një reformë e tillë.

Nëse Rama ka probleme që ku mund t’i gjejë këto fonde, nuk është problemi jonë. Këto janë gjëra elementare. 

Këshillat studentore ndërkohë ka zbuluar edheprotestën e së hënës. Me anë të një deklarate për shtyp theksohet se “ditëne Hënë me datë 17/12/2018 në orën 11:30 deri në orën 14:30 do të bëhet protestaKOMBËTARE e studentëve Shqiptarë. I BËJMË THIRRJE ÇDO STUDENTI, PEDAGOGU,MËSUESI, PRINDI, QYTETARI TË NA BASHKOHET NË KËTË KAUZË TË DREJTË E CILA POHEDH BAZAT E NJË ARSIMI CILËSOR PËR NE DHE BREZAT NË VAZHDIM !”, thuhet në deklaratën e kryetarit të Këshillit Studentor të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Xhuljan Guçe.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *