Viktima e aksidentit në Dajç, mik i dy deputetëve socialistë, dedikimet prekëse: Ishte shumë herët për ty

Kronike Kryesore Lajme

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu ka reaguar mbi vdekjen e njërit prej dy viktimave të aksidentit të ndodhur orët e para të mëngjesit në fshatin Dajç.

Gentian Toma, ishte shume heret per ty me ike..! Do i mungosh familjes por dhe ne. Te kishim shok te mire, krah te forte. Nje djal me vlera qe do e kujtojme gjithmone. Pushofsh ne paqe miku im !

Pas reagimit të deputetit socialist, Pjerin Ndreu për vdekjen e 32-vjeçarit në aksidentin e Dajçit, ka reaguar edhe deputeti tjetër socialist, Gjetan Gjetani.

“Sot, kur mora lajmin e vdekjes së shokut tim të ngushtë Gentian Tomaj, u trishtova! Akoma nuk më besohet dhe lotët i kam në faqe! Kurrë nuk do t’i harroj të qeshurat dhe lojërat që kaluam bashkë në konviktin e shkollës. Zoti, të deshti për vete. Të pastë dritë shpirti.”, Gjetan Gjetani, deputet i PS-së

Në aksidentin e ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, dy të rinj të identifikuar si Gentian Toma, 32 vjeç dhe Robert Ejlli, 25-vjeç, gjetën vdekjen pasi u përplasën me një kamion.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *