Viktima është nxjerrë me pako në qese të zeza, kamerat e sigurisë fiksuan zhdukjen e trupit të Jan Prengës

Kronike Lajme

Policia ka shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak Prengës, bëjnë me dije burime të sigurta për Top Channel.

Policia ka bllokuar disa kamera sigurie dhe ka rrethuar skenën e ngjarjes, ku edhe edhe viktima është nxjerrë me pako në qese të zeza.

5 të kërkuarit siç i thanë burime të sigurta policore gazetares Anila Hoxha kanë rol aktiv në rrëmbim. Identiteti i tyre shfaqet në kameran e sigurisë në bodrumin e resortit.

Ndërsa i arrestuari i djeshëm shfaqet me lopatë në dorë gjë që tregon se ai ka marrë pjesë në zhdukjen e trupit. Ata shfaqen tek kamerat e sigurisë teksa hipin viktimën e mbështjellë me qese të zezë në një furgon të bardhë.

Furgoni është bllokuar i thanë burime të laboratorit të kriminalistikës gazetares Hoxha dhe po kqyret për gjurmë shtesë me interes për hetimin.

Burime të sigurta të policisë i treguan gazetares Anila Hoxha se ka një sërë kamerash sigurie se paku gjashtë të tilla që tregojnë lëvizjet e makinës ‘Range Rover’ teksa ikën nga vendngjarja kur kreu rrëmbimin e Jak Prengës dhe deri sa hyn në biznes.

“Përmes dëshmitarëve që na treguan të dhënat e automjetit të bardhë dhe kqyrjes së kamerave ne shkuam në resort dhe aty u bllokuan kamera të bodrumit që tregojnë dinamikën” shpjegoi për gazetaren Anila Hoxha burimi policor.

Departamenti ka dyshime se bëhet fjalë për një organizatë që është bashkimi i dy grupeve të forta kriminale.

Brenda ditës së sotme, 5 të arrestuarit do përfundojnë në gjykatë, pritet nëse do të kërkohet masë sigurie në mungesë pë 5 personat e shpallur në kërkim.

Nuk dihet nëse kjo çështje do të qëndrojë në prokurorinë e kryeqytetit apo do të kalojë në SPAK./ TCH

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *