Virusi i frikshëm tremb botën, ambasadori shqiptar jep apelin e fortë

Kryesore Lajme Slider kryesore Sociale

Selim Belortaja, ambasadori shqiptar në Republikën e Kinës ka dhënë një apel të fortë ndaj shtetasve shqiptarë që të anulojnë udhëtimet për në këtë shtet është prekur nga virusi Koronavirusi. Sipas tij situata mund të agravohet në ditët në vijim. Me anë të një postim në Facebook, Belortaja shkruan se për shkak të virusi që mund të marrë përmasa të mëdha janë marrë masa drastike nga autoritetet vendase. Virusi Coronavirus është përhapur edhe në Europë madje janë shënuar tre raste me prekje në Francë dhe në vende të tjera të Europës.

Postimi i plotë

Te dashur miq e bashkekombas kudo ku jeni. Siç e dini Kina po kalon nje situate dramatike. Coronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish por për shkak të potencialit të një rreziku në permasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta per frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes se njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrës Ëuhan ku virusi shpërtheu dhe beteja eshte perqendruar. Nr faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut që është pranuar edhe nga OBSh dhe qe potencialisht mund të agravojë ne ditet ne vijim. Aitoritetet dhe mjekësia ketu po punojne heroikisht. Kêshilloj fort që, derisa situata te merret plotësisht nen kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën ti shtyni për më vonë! Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se ti hyni nje situate me shume rrezik nga virusi por edhe të papritur per shkak te kontrolleve te pazakonshme.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *