Vizat, paralajmërimi i ambasadës SHBA: Kujdes…

Kronike

Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar të gjithë ata qytetarë shqiptarë që janë të interesuar për viza në SHBA, që të mos bien pre e mashtrimeve.

Përmes një statusi në faqen zyrtare në ‘FB’ ambasada u bën thirrje qytetarëve që të mos paguajnë para askujt që premton viza.

“Kurrë mos i paguani para dikujt që ju premton një vizë për në Shtetet e Bashkuara. #PyetAnnën!”, – thuhet në mesazhin e ambasadës.

Kujtojmë se pak kohë më parë në Shqipëri u godit një bandë e strukturuar kriminale, e përbërë nga 7 grupe, të cilët çonin emigrantë klandestinë në SHBA dhe në Kanada, në këmbim të shumave të mëdha të lekëve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *