Vjen edhe Bonucci, shikoni formacionin e frikshëm të Juventusit këtë vit

Botë Më të fundit Sport

Rikthimi i Leonardo Bonucci-t, djalit plangprishës, i cili vjet u largua me bujë për t’u bërë kapiten i Milanit, nuk është pritur edhe aq mirë nga tifozët juventinë.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, këtë vit duket se Juventusi ka një formacion të frikshëm, kompetitiv edhe për në Champions League. Ardhja e CR7 ka shtuar entuziazmin në radhët e tifozët bardhezinj, por edhe afrimi i Cancelo, Emre Can, Perin dhe Spinazzola i shtojnë sigurinë në mbrojtje, e cila vjet u tregua disi e luhatur pas ikjes së Bonucci-t.

Rikthimi i tij i jep më siguri mbrojtjes, dhe me një sulm të tillë: Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala dhe Douglas Costa, Juventusi duket i papërmbajtshëm.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *