Vjollca Hoxha humbet shumicën e aksioneve në kompaninë “Digitalb”, duke humbur kështu edhe maxhorancën për vendimmarje.
Pronarja e rrjetit “Top Media” ka humbur betejën e saj për të mbajtur ‘nën kontroll” DIGITALB, pavarësisht tentativës për të bllokuar shitjen e aksioneve të kësaj shoqërie te ish aksionerët e shoqërisë Supersport.
Në fund të 2019-ës Vjollca Hoxha gjithashtu i kërkoi ish-aksionerëve të shoqërisë Supersport, të heqin barrën siguruese mbi aksionet e aksionerëve të shoqërisë DIGITALB.
Vendimi i Gjykatës së Tiranës rrëzon Vjollca Hoxhën duke urdhëruar sekuestrimin e një pjese të shumicës së aksioneve që ajo zotëronte dhe kalimin e tyre te bosët e vërtetë, të cilët rimarrin në dorë aksionet e lëna me qira gjatë gjithë kësaj periudhe, raporton newsbomb.al.
Bëhet fjalë për Armand Dukën, Saimir Manen, Agim Zeqon, Aleksandër Franganj dhe Edmond Lekën, të cilët me vendim gjykate kanë arritur të rimarrin aksionet, duke bërë që Vjollca Hoxha të bjerë me 42 përqind dhe të humbë kështu maxhorancën e vendimmarrjes.
Tashmë një fazë e re negociatash pritet të nisë mes palëve.