VKM për bregdetin, PD kundër: S’kemi ku ta ankimojmë

Politikë

Vendimet e qeverisë për pezullimin e titujve të pronësisë në bregdet dhe krijimin e një fondi për investitorët strategjikë janë lehtësisht të goditshëm në Gjykatën Kushtetuese, sipas Partisë Demokratike, por për herë të parë kjo gjykatë është pa afat jashtë funksionit.

“Edi Rama e ka vrarë Gjykatën Kushtetuese. Edi Rama i rreh shqiptarët dhe më pas nuk i lë as të ankohen apo të qajnë. U ka hequr këtë instrument në mënyrë të qëllimshme për të garantuar që bën veprime të këtij lloji, t’i kryej e t’i çojë në përfundim të jetë zhvilluar prona nga oligarkët dhe më pas kur të ankohen qytetarët marrin një dëmshpërblim me një çmim qesharak që e vendos po Edi Rama”, thotë për Top Channel, Oerd Bylykbashi.

Nënkryetari i Grupit parlamentar demokrat thotë se Gjykata e Lartë ka vendosur se kush ka një titull pronësie është pronar edhe nëse ende nuk e ka regjistruar atë. Me vendim qeverie po mohohet kjo e drejtë ligjore sipas Bylykbashit për këtë qëllim:

Sipas Bylykbashit ka nje vendim te Gjykatës se Larte,  sipas te cilit ai qe ka nje titull te nxjerre nga organe administrative, gjykata apo ne baze te nje kontrate shit-blerje eshte pronar, pavarësisht nese e ka regjistruar pronën apo jo; dhe vendimi i qeverise bie ndesh me përcaktimet e Gjykatës se Larte, por edhe me ligjet shqiptare. Keto vendime janë antikushtetuese cenojnë pronën, cenojnë pronaret e ligjshëm, cenojnë te drejtat e tyre qe njihen nga ligji dhe ketë e ben me VKM. Është modeli me i keq i qeverisjes dhe rreziku me i madh i te drejtave te pronareve. Bllokon regjistrimin e pronave të pronarëve, bllokon transaksionet me pronat e pronarëve ato që janë të regjistruara ligjërisht në mënyrë që më pas me një instrument tjetër të shfuqizojë pronën ose tua japë investitorëve strategjikë miqve të tij oligarkëve për të zhvilluar projekte shumë milionëshe në kuirriz të pronarëve”, vijon ai.

Partia Demokratike kur ishte në qeveri u rrëzua dy herë nga Gjykata Kushtetuse kur permes një ligji i dha të drejtë kreut të të Agjencisë së Pronave të shfuqizonte tituj pronësie që konstatoheshin të kundraligjshëm. Gjykata Kushtetuese e pat cilësuar këtë si cënim të parimeve kushtetuese të shtetit të së drejtës dhe të sigurisë juridike.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *