Vlahutin vlerëson zgjedhjen e Bregut, PD hesht. Ja kushtet e Shqipërisë për negociatat

Politikë shtojca

 

Gjurma 24/04/2018

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin i ka paraqitur Komisionit Parlamentar të Integrimit raportin e Komisionit Europian për rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ndërkohë opozita ka thyer bojkotin pasi kishte paralajmëruar që kete jave nuk do te merrnin pjesë në Komisionet Parlamentare.

Vlahutin kërkoi nga palët politike konsensus me vepra dhe jo me fjalë për hapjen e negociatave, vendim i cili do të merret në qershor.

Vlahutin: Kjo është një punë brezash, është ambicje dhe do të mbetet e tillë. Të gjitha hapat e mëtejshme do të kërkojnë më tepër konsensus dhe do t’ju kërkoja jo vetëm konsensus me fjalë, por edhe konsensus në veprime dhe në punën e përbashkët drejt progresit. Ajo çka është më me rëndësi është vullneti politik, pa vullnet politik nuk ka mënyrë si vendi të përparojë.

Vlahutin renditit arritjet e Shqipërisë, për të cilat tha se duhen të marrin shembull vendet e rajonit. Ajo tha se rekomandimi vlerësoi marrëveshjen e 17  majit mes Ramës dhe Bashës dhe bisedimet me Greqine.

Vlahutin: Në hyrje të raportit është shumë mirë të shohim që Shqipëria është parë si model më Rajon për një sërë gjerash.

Së pari është njohja nga ana e komisionit për procesin në vazhdim të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. 


Së dyti është parë lëvizje kur bëhet fjalë për operacione në shkallë të gjerë të zbatimit të ligjit, sa i takon sekuestrime të llojeve të ndryshme të drograve. 


Është e dukshme që polarizimi politik mund të tejkalohet kur ka një moment kritik që kërkon përgjegjësi maksimale nga udhëheqësit politike.  Marrëveshja e 17 majit është thekusar si diçka se mund të jetë model për disa vendet të rajonit që kanë probleme.


E këtërta është përparimi mjaft i mirë i bisedimeve dypalëshe me Greqinë. Ky është një zhvillim fantastik dhe kur presidenti Junker ishte këtu ishte mjaft i lumtur se ka pasur progres. Sinjal i rëndësishëm për të gjitha vendet e rajonit, sidomos për ato vende që kanë çështje të hapura dy palëshe. 

Zgjedhja e Majlinda Bregut në krye të pozicionit të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal është vlerësuar në maksimum nga ana e ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Por ky vlerësim ka shkaktuar heshtjen e deputetëve të PD-së në anëtarë të Komisionit Parlamentar të Integrimit.

Nuk ka vend per vetëkënaqësi, Reforma ne drejtesi

Nuk ka vend për vetëkënaqësi, për vendin për administratën. Ata duhet të përqëndrohen si të ketë më shumë sukses. Raportin vlerëson se Shqipëria ka ecur në mënyrë të konsiderueshme në zbatimin e reformës në drejtësi. Një numër vendesh në rajon po e shqyrtojnë atë dhe duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Është thelbësore që ky proces të jetë me një ritëm të qëndrueshëm. Duhet të kemi përparime në vetting, që institucionet e pavarura gjyqësore të ngrihen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të kemi të gjitha elementet e nevojshme për një zbatim të shpejte.

Lufta kundër korrupsionit

Ka pasur përparim të mirë në kuadër të përmirësimit të kuadrit ligjor. Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, ligji për Kontrollin e Pasurive, ligji për financimin e partive politike dhe ngritja e SPAK do të sjellë kapacitetet në rrijte për të luftuar korrupsionin.

Të ketë hetime dhe dënime për zyrtarët e lartë

Ka pasur një historik solid kur bëhet fjalë për hetimet dhe dënimet e zyrtarëve të niveleve të ulëta dhe të mesme, por për fat të keq ky historik që ka të bëjë me zyrtarët e niveleve të lartë është mjaft i pakët dhe është e nevojshme që këtu  të ketë progres serioz

Priten rezultatet e kanabisit per 2018, Lazarati nuk është thjesht sukses

Ballkani Perëndimor mbetet një intinerar hyrës për trafikimin e mallrave të paligjshme. Për Shqipërinë Komisioni ka vlerësuar rezultate të prekshme në luftën kundër kultivimit dhe trafikimin e kanabisit në 2017, por pret cilat do të jenë rezultati në 2018, pasi mendoj se rasti i Lazaratit na ka mësuar të gjithëve se nuk është thjesht një sukses, apo vit i mirë Ajo çfarë është thelbësore është qëndrueshmëria dhe fitorja e plotë kundër kësaj.

Numri i referimeve është rritur, por për fat të keq numri i ndjekjes penale dhe numri i dënimeve mbetet e ulët dhe kjo mbetet dicka që duhet të përforcohet. Cikli do të mbyllet kur të kemi SPAK dhe kur një pjesë e gjyqësorit të jetë rivlerësuar. Komisioni do të shohë me kujdes një historik mjaft solid dhe proaktiv ndjekjeje penale dhe dënimesh. Kjo do të kërkojë një përpjekje shumë më të strukturuar dhe konstruktive. 

Të përmirësohet llogaridhënia e administratës

Në administratën publike ka pasur progres, por Komisioni është gjysmë i lumtur, sepse rekomandimet janë vetëm gjysmë të trajtuara. Duhet bërë shumë për llogaridhënien dhe përmirësimin e administratës dhe për të shkuar në minimum të politizimi të administratës. ORA NEWS

Seanca e pyetjeve

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin i ka paraqitur Komisionit Parlamentar të Integrimit raportin prej 107 faqesh i Komisionit Europian për rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Vlahutin nënvizoi se pas çeljes së negociatave puna do të jetë jashtëzakonisht e vështirë. Një delegacion i madh nga Brukseli do të vijë në Shqipëri për të monitoruar jo vetëm në letër por dhe në realitet atë që shkruhet në raportet që grupet negociatore do të paraqesin para grupit negociator të Brukselit. Jo vetëm kaq i presin shumë fluturime nga Tirana në Bruksel.

 Pyetje: Në rastin kur KE si në rastin e Shqipërisë vendosi të rekomandojë pa kushte hapjen e negociatave, a ka një lloj mekanizmi informal me vendet anëtare? Për të shmangur së paku potencialin që mund të dëmtonte reputacionin e KE?

Romana Vlahutin: Këshilli do të shohë raportin dhe do të vendosë në thelb nëse duan një element apo më shumë derisa të marrin një vendim përfundimtar. Po të shohësh historikun e zgjerimit shihni si ka qenë vendimi për çeljen e negociatave me Serbinë, Malin e Zi, Kroacinë. Ka shumë mirëkuptim të përbashkët se ku gjendet Shqipëria. Pres me padurim vendimin e Këshillit dhe samitin e 17  majit në Sofie i cili nuk do të diskutojë zgjerimin por thellimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit

Pyetje: Pesë kushtet që shoqëruan rekomandimin, që kishin të bënin me drejtësinë, korrupsionin, administratën publike dhe të drejtat e njeriut, tashmë konsiderohen kushte të rëna dhe janë përmbushur apo vazhdojnë të mbeten si të tilla. Pasi në opinioni publik është përcjellë se këto rekomandime janë përmbushur dhe nuk ekzistojnë më.

 Romana Vlahutin: Pesë prioritetet mbeten përparësi dhe do të mbeten përparësi absolute gjatë periudhës së negociatave dhe të tilla pasi vendi të hyjë në BE. Puna për shtetin e së drejtës nuk rresht kurrë. Rekomandimi tregon se shihet progres konstant, kapacitet për këtë progres. Shqipëria ndodhet në atë fazë ku vendet e tjera në proces kanë qenë në momentin kur i është dhënë rekomandim pozitiv për negociata, por puna që vendi duhet të bëjë gjatë negociatave është diçka nga e cila duhet të trembeni pasi puna do të jetë shumë e madhe. Do të jetë shumë invazive. 

Duhet të bëheni gati edhe për këtë. Këto quhen negociata por në thelb nuk ka asgjë për të negociuar. Unë po i quaj bisedime për anëtarësim pasi do ju duhet të përafronin legjislacionin, dhe sjelljen tuaj në standardin e BE. Ajo çfarë negociohet janë afate që nënkupton koha që ju duhet në dispozicion. Përvoja do të jetë shumë e fortë dhe në raport me punën e detajuar. Në bisedime për anëtarësim nuk mund të improvizosh. Cdo gjë është e dakordësuar. Vetëm  në momentin që ju i përmbushni mund të mbyllni kapitullin.

Nuk do të jetë e rëndësishme sa kapituj hapni, e vetmja gjë e rëndësishme është sa kapituj mbyllni. Do të ketë prani të madhe nga Brukseli që do ta ndjekë këtë proces.

Pyetje: Roli i parlamentit?

Romana Vlahutin: Duhet të merrni përsipër të forconi vigjilencën tuaj jo vetëm në raport me cilësinë e legjislacionit por dhe zbatimin e tij. Ju duhet të jeni hija më e besueshme, më e fortë që të siguroheni që qeveria të bëjë atë që duhet.

Ajo cfarë mund të bëni është më shumë komunikim përfshi mbi të gjitha me kolegët tuaj dhe parlamentet e shteteve anëtare për tu shpjeguar Shqipërinë, sfidat që ka ajo, nga vjen dhe cfarë transformimi të jashtëzakonshëm ka bërë ky vend. Cilat janë ambiciet dhe vlerat. Çfarë mund të bëjë Shqipëria për të pasuruar komunitetin europian. Ka shumë punë për të bërë mbi baza homologësh, për tju shpjeguar historinë e jashtëzakonshme që ka pasur vendi dhe sfidat që i është dashur të kapërcejë. Është me shumë rëndësi.

Pyetje: Sa vite zgjasin negociatat? A ka lobim?

Romana Vlahutin: Unë nuk besoj në lobim. Lobimi është mbivlerësuar. Besoj  në cilësinë e rezultateve. Nuk është puna e komisionit të shkojë e të bindë të tjerët. KE ka një opinion të qartë që Shqipëria ka arritur në fazën për të çelur negociatat. Fakti që ka shumë sfida janë të mirëpërshkruara dhe në raport.

Është me rëndësi të thuhet se Shqipëria nuk po bëhet anëtare e BE, hapja e negociatave nuk është dhuratë, është ngarkesë jashtëmase e rëndë pune për të ndihmuar që vendi të përftojë më shumë elementë e mbështetje nga komisioni sa i takon reformimit dhe ndryshimit.

Është e gjitha ndryshim. Ndryshimi nuk do të vijë ditën kur Shqipëria do të bëhet vend anëtar. Asgjë nuk do të ndryshojë. Ju shpresoj të jeni të ri dhe me shëndet të plotë për ta parë një gjë të tillë por i gjithë ndryshimi do të ndodhë brenda kësaj.

Sa kohë do i duhet Shqipërisë të negociojë? Nuk e di. Kjo është diçka që qartësisht varet nga Shqipëria. Vendi ka elementë pozitivë në raport me vendet e rajonit. Nuk ka probleme të ndërlikuara strukturore, probleme të shtet ndërtimit, etnike apo fetare. Në këtë kuptim Shqipëria mund të jetë shumë e shpejtë sepse mund të jetë në një zë mjaft të qartë kur bëhet fjalë për këto sfida. Por do të varet nga aftësia e administratës, vullneti politik dhe aftësia qeverisëse për të marrë disa vendime mjaft të vështira.

Për grupin negociator nuk kam asnjë informacion pasi kjo është punë e qeverisë. Megjithatë negociatat nuk bëhen nga delegacioni por nga shërbimet në Bruksel.

Do ju duhet të fluturoni shpesh herë nga Tirana drejt Brukselit sepse është një ngarkesë shumë e madhe pune.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *