Vllaznia e frikshme, me hap kampioni, mposht Tiranën

Kryesore Sport Vendi

Vllaznia është fituesja e klasikes së futbollit shqiptar, duke i shkaktuar Tiranës kampiones së vendit humbjen e dytë në këtë sezon në Superligë me shifrat 3-2. Në “Loro Borici ” shkodranët janë ata që marrin përsipër të kalojnë gjithmonë në avantazh.

Marku me një penallti i jep avantazhin vendasve në fundin e pjesë së parë, ndërkohë që Muci me fillimin e pjesës së dytë barazpeshon shifrat. Ka qenë sërish Herald Marku që i ka dhënë avantazhin Vllaznisë, ndërkohë që Tirana i kundërpërgjigjet me golin e Sasrakut. Dëmtimi i rëndë i mesfushorit bardheblu Gamfi i cili doli me autoambulancë nga fusha solli 7 minuta shtesë në këtë ndeshje dhe pikërisht në mbyllje të ndeshjes, ndëshkon sërish Vallaznia me Dungën, ish-sulmuesin bardheblu.

Një fitore që i jep mundësinë shkodranëve të vazhdojnë në krye të klasifikimit me pikë të plota pas 3 ndeshjeve të para, ndërkohë që Tirana ende nuk po arrin të stabilizohet pas ndryshimeve të shumta, nga ajo e vitit të shkuar që u shpall kampion. Në barazim janë mbyllur edhe dy sfidat e tjera të mbërmjes së kampionatit shqiptar, por pa gola. 0-0 Teuta-Kukësi dhe po kaq Partizani-Laci.

Skenderbeu merr fitoren e parë sezonale. skuadra korcare e drejtuar nga Julian Ahmataj arriti të mposhtë Bylisin në stadiumin ‘Adush Muca’ të ballshit me rezultatin 2-0. Skënderbeu e zgjidhi fatin e sfidës në favorin e tij vetëm në 10 minutat e fundit të ndeshjes kur shënoi të dy golat e ndeshjes me Pusin dhe Tereziun duke u ngjitur në këtë mënyrë në kuotën e 4 pikëve, ndërsa bylisi mbetet me 2 pikë. për t’u theksuar është se në pjesën e parë Bylisi humbi një 11 metërsh kur rezultati ishte 0-0.

Nuk ka fitues në ndeshjen mes 2 skuadrave që këtë vit u ngjitën në Superiore, Kastriotit dhe Apolonisë. Në stadiumin e Kamzës ku u zhvillua kjo përballje, skuadrat e mbyllën 90 minutëshin e tyre me barazimin 1-1. Fierakët kaluan të parët në avantazh Mihanaj, por Kastrioti barazoi me Sebino Plakun nga pika e bardhë e 11 metërshit.

https://www.facebook.com/KsVllaznia/videos/420118569025238/?t=2

https://youtu.be/zIG6TntVreQ
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *