Vlonjati me ‘Benz’ aksidenton gruan, kur shkon policia situata del jashtë kontrollit. Ja si përfundon

Kronike Kryesore

Nje 30 vjecar ka rene ne prangat e policise se Vlorës, pasi duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, për pasojë aksidenton një shtetase si dhe kundërshton punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës.

Policia thote se Besmir.M., 30 vjeç, banues në Vlorë ra ne pranga, pasi në lagjen ”1 Maji”, në vendin e quajtur degëzimi i rrugës Mis Durhan, duke drejtuar mjetin tip ”Benz”, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke aksidentuar shtetasen A.M., 47 vjeçe, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së forcave të posacme gjatë kryerjes së detyrës, për ta ndaluar dhe shoqëruar në ambjentet e DVP Vlorë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ”Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe ”Prishja e qetësisë publike”, parshikuar nga nenet 290, 236/2 dhe 274 të Kodit Penal.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *