Vlorë, i burgosuri arratiset me vrap nga salla e gjyqit, emri

Kronike Kryesore Lajme

Një i paraburgosur është arratisur nga ambientet e Gjykatës së Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40 dhe u raportua për mediatnga dëshmitarë. Personi ndodhej në gjykatë për vlerësim mase.

Personi i arratisur është identifikuar si Mikel Kasa. Ai kishte sot gjyqin, kur është arratisur nga ambientet e Gjykatës së Vlorës. Mikel Kasa është arrestuar për rrëmbimin e një personi. Mbi të rëndon akuza “Heqje e paligjshme e lirisë”.

26-vjeçari ka hipur mbi tavolinë dhe më pas është larguar nga kati i dytë i Gjykatës, duke përfituar edhe nga mungesa e vemendjes se forcave të rendit.

Policia i eshte vene pas per ta kapur por ka qene e pamundur per te kapur Kasen.

Ai ka shfrytezuar vendndodhjen e gjykates, pasi eshte ne nje zone ku ka shume rruge e rrugica.

Mikel Kasa u arratis me vrap sapo dëgjoi vendimin e gjykatës. Ai ishte dënuar me 5 vjet burg, por dënimi iu ul me 3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Policia eshte vene ne kerkim per kapjen e Kases.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *