Vokshi: Tërmeti i fuqishëm nuk e preku Teatrin, protestë nesër para Parlamentit

Lajme Politikë

Partia Demokratike ka bërë thirrje për të protestuar  nesër përpara Parlamentit, ku në seancë është parashikuar votimi i projektligjit për Teatrin e ri Kombëtar.

Apeli për protestë e ka bërë deputetja e PD-së, Albana Vokshi, e cila reagoi edhe ndaj mos paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj për herë të dytë në komisionin parlamentar të Medias.

Deklarata e plote

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi të heshtë dhe të mos japë llogari në parlament për skemën grabitëse që shemb Teatrin Kombëtar, i merr atij pronën dhe ia jep kompanisë private të Edi Ramës për të pastruar, nëpërmjet 6 kullave, paratë e drogës, krimit dhe korrupsionit.

Në cilësinë e Kryetares së Komisionit Parlamentar për Kulturën, i kam dërguar  disa shkresa dhe email-e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për të përmbushur detyrën e tij kushtetuese për t’u paraqitur në dëgjesë publike në Parlament. Po ashtu, në respekt të ligjit, i kam kërkuar në rrugë zyrtare informacion për të kuptuar pse duhet zhdukur Teatri Kombëtar, si pjesë e rëndësishme e kujtesës kombëtare, duke i dhënë territorin e tij për ndërtim kullash Kompanisë “Fusha”, e cila sipas skemës korruptive do të marrë rreth 8 mijë e 500 m2 tokë publike.

Këto janë korrespondencat zyrtare me Erion Velinë, në të cilat kërkohet edhe informacion për pyetjet që i ka drejtuar Komisioni, për të dërguar pranë këtij Komisioni projektin e Kompanisë “Fusha”, akt vlerësimet e Bashkisë Tiranë,  bazën ligjore për shembjen e Teatrit, dhënien e pronës publike privatit, kontratën koncensionare dhe vendimarrjen në Këshillin Bashkiak.

Por Erion Veliaj refuzoi të respoktojë Kushtetutën dhe ligjin, duke mos informuar parlamentin  për projektin e Kompanisë “Fusha”.

Pse kryetari i Bashkisë nuk bën publik projektin e Kompanisë “Fusha”? Sa narko- kulla do të ndërtohen në pronën publike prej 8 mijë e 500 m2? Sa narko-kulla do të ndërtohen në sipërfaqen që i përket Teatrit Kombëtar?

Ka një arsye pse Erion Veliaj dhe Edi Rama refuzojnë të bëjnë transparence. Në territorin e Teatrit Kombëtar, sipas projektit që ka publikuar Studio Arkitekturore, do të ngrihen 3 kulla nga 6 të planifikuara, ku Edi Rama do të pastrojë paratë e drogës.

Tre kulla brenda sipërfaqes që ju e shihni me të verdhë që i takon sipas vërtetimit hipotekor Teatrit Kombëtar.

Për të ndalur shkatërrimin e Teatrit i jam drejtuar Institucioneve Europiane Parlamentit Europian, Keshillit të Europës, i jam drejtuar drejtoreshës ekzekutive të UNESCO-s dhe gjithë trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, pasi kjo nuk është vetëm çështje ruajtje trashëgimie kulturore, por është një aferë skandaloze që shkel kushtetutën dhe legjislacionin ne fuqi. Kjo është një thirrje në kushtet kur Edi Rama e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese.

Duhet reaguar sot, për të ndalur vrullin kriminal të Edi Ramës i cili po zhduk çdo kujtesë historike nën kullat që sot mund të rrënojnë teatrin, nesër Galerinë e Arteve, tërë qendrën historike për tja dhënë oligarkëve që me ato fitime po e mbajnë Edi Ramën në pushtet.

Teatrin Kombëtar nuk e preku dot sot as tërmeti i fuqishëm i ditës së sotme!

Kjo është një shenjë se ne, njerëzit e qytetëruar, të ndershëm dhe me dinjitet nuk duhet të lejojmë të preket nga babëzia Teatri Kombëtar dhe prona publike, të preket nga korrupsioni i pushtetit kriminal i Edi Ramës.

Partia Demokratike i bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndershëm, të dalin nesër para Parlamentit, në orën 10.00.​

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *