Vrasja e 28-vjeçarit për hakmarrje, viktima, i kthyer nga Suedia

Kronike

 

09:46- 11/04/2018

TIRANE- Një person është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në një rrugicë në zonën e Kinostudios. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta, pranë një karburanti dhe një picerie. Viktima është Mario Majollari 28 –vjeç, banues në Kinostudio. Sipas gjasave i riu është vrarë për hakmarrje, pasi babai i tij, Avni Majollari ka vrarë dy vetë, po për hakmarrje para 18 viteve.

Burimet pohojnë se viktima ishte duke shkuar në banesë në momentin që është qëlluar me armë zjarri nga makinë në lëvizje. Autori e ka qëlluar tre herë duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë në vendgjarje nuk është gjetur arma e krimi. Policia ka mbërritur në vendin e  ngjarjes, ndërsa përpos postblloqeve, thonë se blutë janë vendosur në ndjekje të një makine, e cila është larguar në drejtim të Dajtit, ku dyshohet se janë fshehur autorët.

Ndërkohë që janë marrë në pyetje dhe shoqëruar 5 dëshmitarë që ndodheshin në zonë për të identifikuar autorët, pasi zona ku ndodhi vrasja nuk ka kamera sigurie. Autorët janë kujdesur që të mos lenë gjurmë duke zgjedhur një rrugicë në errësirë për t’i bërë pritë duke e vrarë të riun.

Policia heton pistën e hakmarrjes
Policia e Tiranës ka përqëndruar hetimet në pistën e hakmarjes, pasi babai i tij është dënuar me burg përjetë. Babai i viktimës, Avni Majollari është dënuar me burg përjetë për dy vrasje për hakmarrje, ndaj edhe ngjarja e djeshme dyshohet se ka lidhje pikërisht me hasmërinë. Viktima nuk ka precedent penal dhe një fakt i tillë përforcon pistën e parë të hakmarrjes ku po hetohet. Vrasja e djeshme në kryeqytet është e radhës e një serie ngjarjes të fundit që kanë ndodhur në kryeqytet. Kujtojmë që pak kohë më parë u vra në Bllok biznesmeni Memli Begalla, ndërsa autorët u arrestuan.

Ja cilët vrau Avni Majollari në 2000
Babai i viktimës është dënuar përjetë për dy vrasje të ndodhura në vitin 2000. Avni Majollari është arrestuar në maj të vitit 2014, pasi ishte në kërkim prej 14 vitesh. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin datë 11.01.2001, e ka dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”. Sipas policisë, në vitin 2000 Avni Majollari ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri Armando Nelajn dhe Ilir Gjuzin në segmentin rrugor Tiranë – Dajt.

Në këtë ngjarje kriminale është gjetur fajtor dhe shtetasi Endrit Majollari, i cili është dënuar me 10 vite burg dhe ende vijon të jetë në arrati. Mësohet se gjatë momentit së arrestimit të Avni Majollari, ky i fundit mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku dhe pas kontrollit të imtësishëm në banesës iu gjet një automatik kallashnikov, një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh e municionesh.

Viktima kërkoi azil në Suedi
Viktima e atentatit të djeshëm në Tiranë, Mario Majollari kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Suedia. Në 2015 ai kishte shkuar në Suedi për të kërkuar azil, pasi i trembej hakmarrjes. 28-vjeçari kishte frikë se pas dënimit të babait të tij për dy vrasjet, do të kishte një hakmarrje ndaj tij, por kërkesa u refuzua duke e kthyer në Shqipëri. Pasi kanë mësuar kthimin e tij në Shqipëri, autorët kanë organizuar vrasjen.

Njoftimi i policisë për vrasjen në Tiranë
Rreth ores 20.25 ne nje rrugice qe lidhet me rrugen “Aleksander Moisiu” eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi M.M, 28 vjeç. Grupi hetimor ka mberritur brenda pak minutash ne vendngjarje dhe po sekuestron e grumbullon çdo prove per te identifikuar dhe perballur me drejtesine autoret e krimit.

Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe ne te gjitha rruget lidhese me vendin e ngjarjes. Per hetimin e saj eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor me specialiste te Drejtorise Vendore te Policise Tirane.  Policia ka shoqeruar e po vijon shoqerimin e disa shtetasve qe mund te ndihmojne me deshmite e tyre per zbardhjen e rrethanave te vrasjes.

Vijon seriali i hakmarrjes, baba i viktimës i dënuar përjetë për dy vrasje për hasmëri 

Sonte mbeti i vdekur Mario Majollari, ndërsa pista kryesore ku po hetohet është hakmarrja, pasi babai i tij është dënuar përjetë për dy vrasje në vitin 2000. Avni Majollari është arrestuar në maj të vitit 2014, pasi ishte në kërkim.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin datë 11.01.2001, e ka dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25 & 278/2 të Kodit Penal”. Sipas policisë, në vitin 2000 Avni Majollari ka vrarë me armë zjarri Armando Nelajn dhe Ilir Gjuzin në segmentin rrugor Tiranë – Dajt, ndërsa motivi dyshohet se ka qenë hakmarrja.

Gjatë momentit së arrestimit, Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku dhe pas kontrollit të imtësishëm në banesës iu gjet një automatik kallashnikov; një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh e municionesh. Ndërkohë që për vrasjet është dënuar Endrit Majollari, që është djalit i xhaxhait të Marjos i dënuar me 10 vite burg. REPORT TV

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *