Vrasja e Artan Cukut është kryer për 20 mijë euro

Kronike Kryesore

Vrasja e Artan Cukut është kryer për 20 mijë euro.

Kjo zbulohet nga dokumenti i akt marrëveshjes së firmosur mes Mikel Shallarit, prokurorit të cështjes Henrik Ligori dhe Avokates Edlira Naqellari. Ora News siguron akt marrëveshjen që mban datën 27. 4. 2017

Në këtë akt marrëveshje shpjegohet  edhe motivi i krimit: Nga i pandehuri Bledar Jambelli dhe bashkëpunëtori i tij Kristaq leci mësoi se viktima e pati arrestuar të pandehurin Jambelli, si të dyshuar për vrasjen e shtetasit Amarildo Delaj. Ky fakt provohet se ka ndodhur në kohën kur viktima kryente detyrën e drejtorit të Policisë së Vlorës.

Jambelli arrestimin e tij e quante të padrejtë të nxitur nga persona të tjerë. Ky ishte motivi që ai kishte vendosur ta vriste viktimën Artan Cuku, duke u shprehur me fjalë fyese për të.

“Ky shpjegim i të pandehurit mbështetet nga provat dokumentare” shkruhet në akt marrëveshjen e dorëzuar dhe miratuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda e cila pranodi dënimin e Mikel Shallarit me 10 vite burg.

Vrasja e Artan Cukut u krye më 8 prillin e vitit 2017, në derën e pallatit ku banonte kryekomisari në rrugën e “Kosovarëve” në kryeqytet.

Mikel Shallari është djali i dajës i Gerti Kajos.

Ku shkuan armët

Gjatë shpjegimeve, Shallari ka treguar se pas kryerjes së krimit të dyja armët e përdorura prej tij i fshehu në një vend pranë Unazës së re në Tiranë. Të nesërmen ua dorëzoi ato organizatorëve të krimit.  “Ky pohim i tij rezultoi pjesërisht i vërtetë vetëm për faktin e fshehjes paraprake të armëve, por jo për faktin se ia pati dorëzuar organizatorit.”

Rreth orës 23:00 të 12 qershor 2017 përmes oficerit të rojes i pandehuri kërkoi përsëri të kontaktonte me hetues

“Në takimin që u krye të nesërmen, 13 qershor 2017, Shallari pohoi se lidhur me vendndodhjen e armëve, pati gënjyer dhe shpjegoi se i pati fshehur në rrethinat e Kuçovës, duke i paketuar dhe groposur në një vend tek shtrati i lumit Devoll” shkruhet në akt marrëveshje.

Disa Detaje 

Më 10 qershor 2017 urdhërohet ndalimi i Mikel Shallarit

Më 13 qershor 2017 u dha masa e sigurisë “arrest me burg” për Mikel Shallarin.

Fillimisht mohoi përfshirjen e tij në krim.

Më 12 qershor 2017 Mikel Shallari shpreh vullnetin të bashkëpunojë me drejtësinë dhe nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me prokurorin.

Një ditë më parë gjatë pyetjes së tij dha deklarime të hodhësishme lidhur me krimin e kryer prej tij dhe bashkëpunëtorëve të tij. Në rolin e organizatorit dhe të shtytësit të cilët i identifikoi si Bledar Jambelli (alias Rikardo Muho) dhe Gerti Kajo Kristaq Leci) ky i fundit djali i dajës i të pandehurit

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *