Vrasja e avokatit të Shullazit, policia blindon qytetin, çfarë po ndodh në Elbasan

Kronike Kryesore

Në orët e para të mbrëmjes të së dielës, Elbasani është blinduar nga prania e forcave të shumta policore. Pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në këtë qytet, raportohet që kjo është prania më e shumtë e konstatuar në këtë qytet. Në të gjitha kryqëzimet dhe akset rrugore të Elbasanit si dhe nëpër lagjet kryesore të këtij qyteti ka patrullime të forcave ‘Shqiponja’ dhe të FNSH-së. Ndërkohë, mësohet se policia është duke kontrolluar imtësisht përdoruesit e automjeteve dhe të gjithë personat me precedentë penalë. Ka patur kontrolle të befasishme në biznese të ndryshme dhe në banesa. Burimet zyrtare janë të rezervuara në dhënien e informacioneve, por burime konfindenciale konfirmuan se policia është duke ushtruar detyrat e saj për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike si dhe për parandalimin dhe zbulimin e aktivitetit kriminal që ushtrojnë persona të ndryshëm.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *